Donacione

Për Zot dhe për nder të prindërve

-Fal të Madhit Zot, që shembulltyra botërore, drita e shpirtërave tonë, udhëzuesi i fatëbardhësisë Muhammedi a.s , ka nxitur besimtarët të jemi mirnjohës, falenderues ndaj prindëve tanë. Muhamet dhe Refik Kaçallniku, mundësuan daljen në dritë të kësaj vepre të çmueshme. Respekte të veçanta edhe për përkthyesit Xhemail Çupi si dhe Fisnik Muça. Lusim të madhin Zot që në radhët e rinisë tonë shoku më i dalluar që të ngrit intelektualisht, pasuron shpirtërisht, të jep edukatë e të bën zotri të jetë Libri.

Sjanë shumë por për hir të Zotit

Një bijë, motër e jona që jeton në SHBA tha: Sjan shumë por, për hirë të Zotit.

Kisha vullnet të Zjartë që të arij të realizohet dëshira e saj që të kontriboj në këto ditë për dikë që do ketë nevojë, por edhe te kuzhina e Çankës.

Liria, dhuron 800$ me dashamirsinë, mallin për të ndihmuar ndonjë familje, me shpresë që Zoti ti ndëgjoj lutjet e saj, tija pranoj këtë vepër si argument modest të mallit për vendlindjen si dhe dëshmi ditën e shpërblimeve.

Lusim Zotin që shpresat e saj të janë plotësuara nga Ai, dhe mëshira e Tij përfshin gjithçka, edhe kërkesat, lutjet, dëshirat tona. Amin.

Gjithmonë për njëri-tjetrin

1.-Festa e Kurban Bajramit zemër fisnikria e Dibranëve.

-Dibra Community Center me ushtruesin e detyrës së Imamit: Omer Kadri në bashkëpunim me Myftininë e Dibrës dhuron: 11 Kurbanë të mëdhej( lopë).

-Myftinia Dibër 1500 kg mish Kurbani.

-Qytetarë të Dibrës dhuruan 20 Kurbanë të vegjel (dele).

-Shpërndarja:

1. Ndërmarja e Standartit Dibër

2.Qendrës Shëndetsore Dibër

3.Çerdhes së fëmijëve Dibër

4.Shkollës 28 Nëntori

5.Shkollës Penestia

6.Kishës Ortodokse

7. Prerësve të Kurbanëve

8.Qendër Zhupë

9.f. Gorencë

10.f. Rostush

11.Imamëve të qytetit të Dibrës

12. Qytetarëve në nevojë

2.- Aktiviteti mes: Dibranëve në SHBA, Zvicër dhe Myftinisë së Dibrës në fillim të perjudhës së:COVID 19

-Nga ky bashkëpunim dhe solidarizim përfituan:

-364 familje përkrahje ushqimore.

–   73 persona shlyerje të borxheve për  barna(ilaçe).

–   20 familje tesha Bajrami për fëmijēt e tyre.

3.- Solidarizimi i qytetarëve të Dibrës dhe fshatrat të rrethit të Dibrës, që u solidarizuan me vëllezërit tonë të Shqipërisë gjatë kohës së Tërmetit:

– 212.800 den.

–      5000$ një person SHBA

–      1975 €

–        260$

4. -Aktivitet në Xhamitë e qytetit dhe të fshatrave të Dibrës.

– Rasti urgjent për kurimin shëndetsor, jashtë Shteti. Rasti ishte nga f. Broshticë, fatkeqësisht mbaroj me vdekjen e djalit të ri.

– 7560 €

Hadith:” Besimtarët janë si një trup i vetëm kur dhemb nji pjesë e trupit dhemb i tërë trupi.”

Qëllimet e mia si prind, rruga e Zotit

-“Gjithmon lutem në sexhde, sa herë të më jepet mundësia: O Zot kujdesu për fëmijët e mi, të riten dhe jetojnë në rrugën Tënde” Këto janë lutjet e axhi Lafçes që jeton dhe vepron familjarisht në SHBA. Kemi bindjen se lutjet e prindit për fëmijët nuk refuzohen. Drilon dhe Dorentina Ollomani duan që  sofrën e bajramit ta shtrojnë edhe në vendin e lindjes, të dy ndajnë mjete nga pasuria dhe puna e tyre përkrahje për 10 familje në nevoj. Lusim të madhin Zot që fëmijët tanë të janë lot gëzimi në jetën dhe punët e tyre, sëbashku në adhurim, pranë njëri tjetrit duke shikuar Fytyrën e të madhit Zot.

Ku është bujaria aty është Zoti

-Muhammedi a.s thot: ”Ti je i vetmi që jep, dhe i vetmi i Lartëmadhëruar”.

-Jemi pranë një feste të dalluar, festa e Kurban Bajramit. Nëse vërtet do ja qepje teshën e kësaj feste dikuj që i ka hije, padyshim u shkon bijve të këtij vendi, veçanërisht dibranëve tonë që jetojnë në SHBA. Në çdo festë Islame, çdo gëzim zemrën e kanë ka vendlindja. Me rastin e festës së sakrificës, Qeram Osmani nga zemërfisnikria e tij dhuron vlerën e 5 kurbanëve dhe ushqim për 10 familje në nevojë. Lusim Zotin që me fisnikrinë e Tij, të fisnikroj zemrat e besimtarëve, si dhe të ruaj kujtimet, dashurinë, mallin për Dibrën te çdo dibran që jeton e vepron në SHBA.

E dua me shpirt atë që do Zoti

-“Aty ku babait tim i bjen koka në sexhde, lagjes ku unë i takoj, aty ku kam kujtimet e mia.” Bashkë qytetari ynë që jeton dhe vepron në SHBA, Avdul Bajro, në shenjë mirësie, mirnjohje ndaj qytetit të vet, fal frymës së bamirësisë që ka nga edukimi familjar, shpenzon nga mirësit e tij matreale në shenjë falenderimi ndaj Zotit, duke e shtruar Xhaminë e Konjarës me qilim të kualitetit të lartë, lyen dhe zbukuron fasadën dhe shadërvanin e saj. Këto mirësi shtëpitë e Zotit, dhe besimtarët e qytetit tonë i kanë nga djemt puntor, bujar dhe fisnik që mallin për dibrën e kanë me vete. Lusim Zotin e gjithësisë që familjet e tyre, miqtë dhe shokët ti begatoj me mirësit e Tija të pashtershme.

Na nxit malli për Dibrën tonë

-“Kam dal në moshë shumë të njom nga qyteti im i Dibrës, thotë njëri nga vëllezërit” Dy vellezërit që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, Argëtim dhe Alil Kërkuti, shprehën dëshirën e thellë, që nga djersa e tyre, të lënë gjurmë në Dibrën e tyre, dhe atë në xhaminë e Bajram Begut, çatinë e xhamisë, drenazhë, fazada dhe oborin e saj. Ju jemi falenderues, mirnjohës, por edhe tepër krenar kur mirësia vjen nga djemt që jetojnë në Amerik, por në shpirt kanë lagjen, kujtimet e qytetit të Dibrës. Lusim të madhin Zot që zemrat e tyre të ruajnë freskinë për qytetin e lindjes, Zoti t’ju falë mirësi dhe begati të përjetshme.

E kemi amanet nga babai

-U bë thuajse nje vit, që bashkëatdhetari ynë që jeton e vepron në SHBA, Xheladin Lata, ndan në shenjë solidarizimi, bamirsie, kujdesi ndaj shëpive të Allahut, mjete të caktuara financjare, për mirmbajtjen, pastërtinë e xhamive, në veçanti xhaminë e Sahat Kullës. Lusim Zotin e madh, që fytyrat, zemrat e tyre të jenë të kthyera nga vendlindja, i madhi Zot t’ju jap shëndet, begati, lumturi, suksese në bizneset e tyre.