Postimet

Me shumë zemër për ty Dibra ime

SHUMË ZEMËR PËR TY DIBRA IME

 -“Kam vite në emigrim. I madhi Zot është treguar bujar me ne, kam dëshirë në emër të Zotit të shtrojë një sofër në qytetin e shpirtit tim Dibër. ” Një vëlla i familjes dibrane, një vizitor i përvjetshëm nga malli dhe dashuria në Dibrën e tij, njeri i punës, djersës, biznesit, bujarisë dhe fisnikërisë tradicjonale dibrane: Beqir Ballanca, ndan nga dashuria për qytetin e tij: 1000$ për familjet në nevojë. Lusim Zotin e begative të përjetëshme që vëllaut tonë, familjes së tij, ti fal shëndet, qetësi, siguri, suksese në punën e tij. Zoti bekoftë bijtë tanë në SHBA, Zoti bekoftë Dibrën tonë.

Arritje për ty në dy jetërat

-Transmetim frymëzues: ” Kur Muhammedit a.s, filloi që t’i zbres shpallja, ju dorëzua misioni pejgamberik, Iblisit (djallit) bashkëpuntorët e tij në devijime, ja sjellin lajmin se është paraqitur i dërguari i fundit Muhammedi për umetin (pasuesit e tij). Iblisi i pyet: ” A e duan njerëzit dynjanë?” U përgjigjën se e duan. Për mua nuk është shumë me rëndësi se a do t’i adhurojë umeti i Muhammedit idhujt, sepse unë do mashtrojë dhe do ti devojojë me tre gjëra: Të arrijnë pasirinë në rrugë të dyshimta dhe haram, të harxhojnë pasurinë në atë që është e ndaluar, të tregohen koprac në atë që u sjell dobi, të gjitha fatkeqësitë tjera shoqërore rrjedhin nga këto të trija.”

•Paragjykimi, moskonsultimi, urrejtja, a nuk bëri që Jusufi a.s të hudhet në bunar nga vëllezërit e vet?

•Devijimi, i djemve shpirtërisht të Jakubit a.s, a nuk ja vështirësuan jetën, vështirësi që shkaktuan pasoja fizike te prindi i tyre, me humbjen e dritës së syve për një kohë bukur të gjatë?

•Njohja e mëkatit, por mos kujdesi ndaj mëkatit, a nuk hapi dyer të mosbesimit të ndërsjellë te vëllezërit e Jusufit as? Etj.

– Në një rast është pyetur një njeri i cili është bërë i njohur me devotshmërinë e tij:” Si ke arritur të jesh i njohur në shoqëri, kurse ne e dimë se t’i nuk je as nga më të njohurit, as nga më të zjedhurit e fiseve që ne njohim? Ai u përgjigj:” Asnjëherë nuk bëhem pjestar në vepra të ulta dhe që nuk më interesojnë, si dhe asnjëherë nuk jam i pakujdes’shëm në detyrimet që më janë besuar”.

Moral shembullor nga Kur’ani Famëlartë

-Ajet: ”E mbreti tha:” Ma sillni mua atë (Jusufin)”. Dhe kur i shkoi atij (Jusufit) i dërguari i mbretit ai i tha:”Kthehu te zotriu yt dhe pyete atë: Ç’është puna…” Jusuf 50

Meditim, edukim, formim personaliteti:

•Jusufi a.s ishte padrejtësisht i burgosur, kur ju mundësua liria nuk nxitoi por kërkoi të dal në dritë pafajsia e tij, kështu është më e favorshme liria.

•Kujdes nga çdo mundësi që të ofrohet, veçanërisht nëse na mungon diçka, siç i mungonte liria Jusufit a.s, nëse kjo ç’nderon personalitetin tënd, nëse liron trupin, por robëron mendjen, idenë, lirinë e fjalës, pavarsinë e veprimit dhe vendimit, më thuaj atëherë ç’kuptim ka liria?

•Jusufi a.s dëshiroj që si të fitojë lirinë, të zhvillojë misionin pejgamberik, e si do e zhvillojë kur ai nuk është pastruar moralisht nga akuza e dyshimtë, sot në veçanti kur dyshimet, mosbesimi, mosbashkëpunimi në nivele të larta, dhe rafshin shoqëror lë shumë për të dëshiruar duhet përpjekur për moralin personal.

•Nëse sot padrejtësisht je i poshtruar nga dikush, dije se e nesërmja është me ty, vetëm se kujdes vlerat e tua shpirtërore, morale, kombëtare.

•Jusufi a.s mbretin nuk e quajti zotëri të vet, kjo na jep të kuptojmë se ne nuk kemi asgjë të përbashkët me uzurpatorë të lirisë, shtrembërues të fakteve, dhunues të padrejtë, mbjellës të farës së imoralitetit dhe mosbesimit.

•Jusufi a.s propozoj të hapen dosjet që të vërtetohet pafajsia e tij, në shpirtin e pastër dhe të lirë nuk mbahet barra e turpësive, por vendos drejtësia qoftë e vonuar.

-Urtësitë janë të shumta, kjo është fjala e Allahut, që troket në dyert e ndërgjegjes dhe shpirtit, argument se i madhi Zot e di gjendjen e rrobit të tij, ndoshta sot i “ burgosur” por e nesërmja liri e dinjitetshme për ty e për një popull e poshtrim për të mashtruarit. Argument logjik, bashkohor, socjologjik, historik se ahireti, bota e amshuar është nevojë e patjetërsueshme dhe e vërtetë.

Me respekt për Dibrën time

-Një bashkëqytetar, dashamirës, mirbërës, vëlla i yni, i cili për shumë vite jeton dhe vepron në SHBA, nga respekti dhe dashuria ndaj besimit Islam, si dhe ndaj besimtarëve të qytetit të vendlindjes së tij, ndan nga djersa e tij 1000$ për të mbuluar shpenzimet e rrymës elektrike në xhaminë e Sahat Kullës.Lusim Zotin e Madhërishëm që jetën e tij, familjes, vëllezërve të tij, ti ndriçoj me mëshirën dhe bujarinë e Tij.

Me shpirt e zemër

-Një vëlla i yni, bashkëqytetar, që jeton dhe vepron në SHBA, zemërgjër për vendlindjen, ka shpreh vullnetin, nga mirësitë e tij matriale që t’ju dalë në përkrahje dhe solidarizim familjeve të caktuara.Lusim Zotin e Madhërishëm që bijtë e qytetit tonë që jetojnë e veprojnë në SHBA, ti begatojë me mirësitë e Tij të pakufishme, me theks të veçantë që zemrat ti kenë të kthyera nga vendlindja aty ku flet bamirësia e tyre ndër vite.