Urtësi Fetare

Procesi i mëkatit dhe pendesës!

Ju nuk keni dashur të bëni gjënë e gabuar. Asnjëherë nuk keni menduar se do të përfundoni kështu. Gjithmonë keni pasur ndërgjegjen tuaj.

Po çfarë ndodhi?

Ju përjetuat lëndime, poshtërime, degradime, shkelje, përjashtim nga puna, pandershmëri, tradhti, manipulime, frikësime, ndjenjë të pavlefshmërisë dhe të qenurit i keqpërdorur. Ju i keni provuar të gjitha këto bashkërisht ose disa prej tyre, ose ato gjëra që janë të mjaftueshme sa për t’ju bërë të ndiheni sikur keni nevojë të shkëputeni nga burgu që dikush ju ka mbajtur brenda.

Kjo dëshirë për të qenë i lirë në fillim ishte e justifikuar. Pasi ju ishit qenie njerëzore, jo e keqe. Në atë moment, kur u ndjetë sikur ishit në qoshe, mbyteshit dhe nuk mund të duronit më, është ai moment që ju i thatë vetes për herë të parë, që do të bënit atë që do t’iu lumturojë. Se ju nuk do të bënit zgjedhje të diktuara nga ndikimi i dikujt.

Continue reading “Procesi i mëkatit dhe pendesës!”

Urtësitë e Israsë dhe Miraxhit nga këndvshëtrimi i realitetit shqiptar

Reshat ef. Kaçallniku – Myfti i Dibrës së Madhe

(Shkëputur nga Webinari kushtuar ngjarjes së Israsë dhe Mi’raxhit mbajtur me datë 10.03.2021 përmes aplikacionit Zoom)

Një ndër urtësitë dhe porositë e Israsë dhe Mi’raxhit është se Pejgamberit a.s. në këtë mrekulli të bekuar ju afrua koha – e kaluara me atë që përjetonte, e tashmja dhe e ardhmja që do vinte më vonë.

Kur më kujtohet ngjarja e Mi’raxhit, më shkon ndërmend sekuenca e erës së miskut, për të cilën Muhamedi a.s. pyeti se nga vinte kjo erë e këndshme – dhe kur Xhibrili a.s. ja kthen se kjo erë vjen nga një dëshmore që kishte jetuar në kohën e faraonit, një floktore dhe një shërbëtore e devotshme, e sinqertë, e dëlirë. Me të vërtetë më dhemb shumë, kur këtë e reflektoj tek populli dhe kombi im, tek shqiptarët e mi, tek nënat dhe motrat tona, te e kaluara jonë që shqiptarët çdoherë janë shtypur padrejtësisht nga të tjerët. Andaj lus elitën shqiptare që të bën përpjekje maksimale mos të na përsëritet një e kaluar shumë e dhimbshme, që me të vërtetë kombit tonë i shkaktoi plagë, që ende nuk shërohen.

Shëmbëlltyra e Israsë dhe Mi’raxhit na riedukon dhe na rikujton duke na thënë:

Continue reading “Urtësitë e Israsë dhe Miraxhit nga këndvshëtrimi i realitetit shqiptar”

Dimensioni edukativ i ngjarjes së Israsë dhe Miraxhit

Bedri ef. Syla – imam në Qendrën islame shqiptare në qytetin Neuwied të Gjermanisë

(Shkëputur nga Webinari kushtuar ngjarjes së Israsë dhe Mi’raxhit mbajtur me datë 10.03.2021 përmes aplikacionit Zoom)

Sa herë që vijnë ditë me vlera në kalendarin islamik, njerëzit me pa hile debatojnë a duhet festuar apo nuk duhet festuar ato ditë, a llogariten si ngjarje të shënuara apo nuk llogariten. Përtej këtij debati që nuk çon në ndonjë rezultat produktiv, përtej dimensionit të adhurimit dhe shpërblimeve, ne duhet ta shohim ngjarjen e Israsë dhe Mi’raxhit nga një dimension tjetër, e që është vlera edukative dhe reflektimi i kësaj ngjarje në përmasimin e edukatës tonë.

Continue reading “Dimensioni edukativ i ngjarjes së Israsë dhe Miraxhit”

Israja dhe Miraxhi – nxitje e të jetuarit si prijës i elitave

Muhamed ef. Sytari – Myfti i Qarkut të Shkodrës

(Shkëputur nga “Webinari kushtuar ngjarjes së Israsë dhe Mi’raxhit”, mbajtur drejtëpërdrejtë përmes aplikacionit Zoom)

Israja dhe Mi’raxhi është një nxitje Hyjnore për ne si myslimanë, si individë dhe si bashkësi apo si komunitet njerëzish, që të jetojmë si prijës të elitave në shoqërinë tona.

Kjo ngjarje në finale ka ajetin 74 të sures Furkan ku Allahu na mëson të lutemi:

“Ata të cilat luten dhe thonë: Zoti ynë na bën që të jetojmë në gëzim dhe harmoni me familjen (me bashkëshortet) dhe fëmijët tonë dhe na bën të jemi prijës të devotshëm – prijës të elitave”.

Continue reading “Israja dhe Miraxhi – nxitje e të jetuarit si prijës i elitave”

Interpretim i ajetit të Israsë dhe Mi’raxhit

Marrë nga Altafsir.com / Përkthyer nga gjuha angleze

  1. Tefsirul Xhelalejni

Autor: Jalal ad-Din al-Maḥalli

Për këtë ngjarje Profeti a.s. ka thënë:“Më sollën Burakun, një kafshë të bardhë, më të madhe se një gomar, por më të vogël se një mushkë; ishte në gjendje të vendoste thundrën e saj prapa, drejt ekstremitetit të saj në shpejtësi; dhe kështu unë hipa në të. U nis duke më transportuar derisa arrita në Shtëpinë e Shenjtë të Kudusit. Aty e lidha kafshën në vendin ku edhe profetët e tjerë i lidhnin kafshët e tyre. Unë pastaj hyra brenda dhe fala dy rekate namaz brenda saj. Kur dola jashtë, meleku Xhibril a.s. erdhi tek unë me një enë me verë dhe një enë me qumësht dhe kështu unë zgjodha qumështin. Xhibrili a.s. më tha: Keni bërë veprimin e duhur duke zgjedhur pastërtinë (fitren) e natyrës fillestare. Ne pastaj u ngjitëm në qiellin e kësaj bote, kur Xhibrili a.s. kërkoi të lejohej të hynte brenda. Dikush pyeti: Kush jeni ju? Ai u përgjigj: Xhibrili! Dhe kush është me ty? – Muhamedi (a.s.) -u përgjigj ai. A është ai i Dërguar? – Po. Pastaj na u hap dera dhe ja: Adami a.s. qëndronte para meje; Ai më përshëndeti dhe u lut për mirëqenien time.

Continue reading “Interpretim i ajetit të Israsë dhe Mi’raxhit”

Vlera e mbulesës (hixhabit) në Islam

Ligjëruese fetare: Launtina Dovolani

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të gjithë ju.

Mbulesa (hixhabi) është respekt ndaj urdhrave të Allahut dhe të Pejgamberit s.a.v.s.
Allahu xh.sh bëri mbulesën islame titull nderi duke thënë:

O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues (Sureja Ahzab: 59)
O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë (Sureja A’raf: 26).

Continue reading “Vlera e mbulesës (hixhabit) në Islam”

Пази што сееш во своето срце

Орхан еф. Зенго

Сакајте се во името на Аллах џ.ш. Нека помеѓу вас има секогаш љубов. Таа љубов нека биде само заради Аллаховото задоволство, искрено во Негово име. Тогаш вас ќе ви се спушти Аллаховата милост. Ако помеѓу вас постои љубов во името на Аллах, Тој над вас ќе ја спушти својата милост.

Аллах џ.ш. ги создаде сите луѓе и бара од нас да меѓу себе се сакаме. Никого од луѓето Господарот не го создаде без причина и без некоја цел и секој еден од нив Нему му е драг и сакан. Токму поради ова што Аллах го сака секој човек, бара од нас да и ние се сакаме.

Continue reading “Пази што сееш во своето срце”

Biografia e Raziut

Ebu Abdullah Muhammed ibn Umar Fahruddin er-Razi është i lindur në vitin 544/1149 në qytetin Rejj tek predikuesi kryesor i qytetit, prej nga e mori nofkën “Ibn Hatib el-Rejj” (i biri i ligjëruesit të Rejj-it) ose më së shpeshti “Ibn Hatib”. Në mesin e atyre që ai ka studiuar pasi ndërroi jetë babai i tij janë Ahmed ibn Zarinkum el-Kemal es-Simnani nga Simnani, jo shumë larg prej Rejjit, dhe pastaj filozofi-teologu i famshëm Mexhduddin el-Xhili nga Maragha në Azerbajxhan, i cili ishte nxënës i Muhammed ibn Jahja ej-Nejseburit (vd. 548H/1153), nxënësi i el-Ghazaliut (vd. 505H/1111). Thuhet që pastaj ai vazhdoi të studiojë shkencat filozofike në mënyrë të pavarur.

Continue reading “Biografia e Raziut”

Punëtorët, një realitet i zymtë

Hfz. Denis ef. Abdushi

Falënderimet më të larta i përkojnë vetëm Allahut të Lartësuar, i cili u veçua me emrat më të bukura dhe me cilësitë më të larta. Është Ai që shpalli një Fe, zbriti një Libër dhe dërgoi një Profet për t’ia dhënë çdo njërit meritën dhe të drejtën e tij.

Bekimet dhe përshëndetjet më të plota e më të përkryera qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin s.a.v.s., mbi vulën e profetëve, mbi atë që Allahu e dërgoi mëshirë për mbarë botët dhe udhëzim për të gjitha krijesat.

O Allah, dërgo salavatet dhe selamet më të plota mbi më të dashurin tonë, Muhamedin s.a.v.s., derisa të ekzistojë nata dhe yjet e saj dhe dita dhe drita e saj.

Vëllezër të nderuar, keni frikë Allahun e Plotfuqishëm dhe dijeni se takimi me Të është shumë pranë dhe secili prej nesh do të merret në llogari për atë që ka bërë dhe që ka punuar me duart e tij.

Continue reading “Punëtorët, një realitet i zymtë”

Како треба да биде еднаквоста (правдата)

Енсар еф. Рахман (Имам во Центар жупа)

Нашата вера – Исламот, не учи дека сите луѓе се еднакви и рамноправни. Исламот не ни дозволува да правиме некаква разлика по меѓу луѓето. Ова се базира врз фактот дека Аллах (џ.ш.) сите луѓе ги створил еднакво, и им наредил да веруваат по ист пат и да го обожаваат само Него, без никаков оглед на нивната раса, националност и припадност. Според прописите на  Исламот сите луѓе имаат заедничко потекло и потоа сите прават една братска заедница.

Continue reading “Како треба да биде еднаквоста (правдата)”