Postimet
Kur dhemb një pjesë e trupit, dhemb i tërë trupi!
Sot, në këto ditë të jashtëzakonshme, të gjithë ne jetojmë dhe bashkëveprojmë si një trup i vetëm. E gjithë kjo, për t’ju kthyer normalitetit sa më shpejtë që të jetë e mundur. Falenderim i sinqertë padyshim për çdo qytetar, afarist, profesionalist dhe për secilin që në këto ditë i dha përparësi interesit të sigurisë së shëndetit publik , jetës dhe solidarizimit mes veti, para interesit personal dhe planeve të përditshme. Ajo që duam të theksojmë në veçanti është kjo:
Lexo më shumëVendimi i Rijasetit të BFI-së në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit 2020
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, në mbledhjen e vet të mbajtur më 17.04. 2020, duke debatuar rreth aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit në kushtet e jashtëzakonshme, pas masave të marra nga organet kompetente shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar virusin Kovid-19, mes tjerash mori këto
Lexo më shumëRespekto punën e tjetrit
Të nderuar qytetarë, shpresojmë që jemi në fund të sprovës së përkohshme me virusin Covid-19. Kjo falë bashkëpunimit dhe përgjesisë të lartë të qytetarëve. Besojmë se e kemi kuptuar edhe më thellë në ndërgjegjen tonë, se sa rëndësi ka pastërtie. Ndoshta ishte thjeshtësi të flisje dikur, por sot u kuptua se çdo herë është prioritet dhe domosdoshmëri. Si çdo rast edhe në çdo kohë, Artan Duka është i gatshëm për punë që kanë si qëllim interesin e përgjithshëm. Punës së sodit ju bashkua edhe Bekim Muça, prandaj sinqerisht ju jemi falenderues dhe mirënjohës. Ata pastruan sot për Allah. Ju lutemi në veçanti atyre mjeshtërve që merren me meremetime të kenë kujdes se ku hudhin materialet inerte. Ne çojmë punë të bereqetshme, por e duam atë të paqme duke respektuar sadakanë e tjetrit.
Mësuesi fisnik
Thotë Allahu xh.sh.: ”Prej asaj që ju kemi dhënë ata japin”!
Të nderuar, nuk ka fisnikërues më të dalluar, më të shenjtë, më të dinjitetshëm pas emrit nënë sesa emri mësues. E veçanta që e karakterizon mësuesin, është se emri i tij është i dalluar në Kur’an, i vlerësuar nga gjuha e të Dërguarit Muhamed a.s., i dashur për një popull, ku arsyeja është e gjallë dhe fisnikëruese. Emri mësues ka kaluar rrugë të vështira dhe ende po kalon. A ka dikush në pushtet, që merr në zemër këtë emër, ashtu siç ky emër merr për dore fëmijën tonë dhe nis me vështirsitë e thella që ky fëmijë nesër të di të shkruaj, të vlerësojë gjërat më të thella që i ka të shtrenjta një popull?
Lexo më shumëS’janë shumë por për hir të Zotit!
Një bijë, motër e jona që jeton në SHBA tha:” Sjanë shumë por për hirë të Zotit” – Ajo kishte vullnet të zjartë që të arijë të realizohet dëshira e saj që të kontribojë në këto ditë për dikë që ka nevojë, por gjithashtu edhe për te kuzhina humanitare “Dibra”. Liria, dhuron 800$ me dashamirësinë, mallin për të ndihmuar ndonjë familje, me shpresë që Zoti ti dëgjojë lutjet e saj, t’ja pranojë këtë vepër si argument modest të mallit për vendlindjen si dhe dëshmi në ditën e shpërblimeve të mëdha. Lusim Zotin që shpresat e saja të janë të plotësuara nga Ai që mëshira e Tij përfshin gjithçka, por njëkohësisht edhe kërkesat, lutjet dhe dëshirat tona.
Aty ku arriti iblisi
Shpresojmë që me lejen e Zotit do kemi në dorë një projekt Ramazani, një libër prej ku shpitërat e bindur dhe shpirtërat që na tërheqin vërejtjen nga brenda, do përfitojnë shumë. E gjithë kjo, jo vetëm për pasurim ideor dhe shpirtëror, por e ambalazhuar me kulturë dhe e ofruar në familje e shoqëri si vlerë Kuranore me të cilën ngjyrim, i Gjithëmëshirshmi ka ngjyrosur njeriun.
Lexo më shumëRisku i të Dërguarit a.s. poshtë sjetullës së Bilallit (Allahu qoftë i kënaqur me të)
-Muhammedi as gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij pati sprova nga më të rëndat vetëm se ti jap fund misionit Pejgamberik. Nuk donin një Zot që udhëzon njerëzit, as për Zot që flet për vlera shoqërore, as për Zot që flet për ushqim të shendetshëm dhe pie që rruajnë dinjitetin e njeriut, thjesht ata deshën një Zot i cili ekziston, por ska hyse në jetën e banorëve të tokës. Ata thonin: Edhe më keq, nëse Zoti i”Muhammedit” na këshillon çfarë duhet shpenzuar nga një pjesë e pasurisë për të tjerët. Mos o Zot nese fliste se si duhet fituar pasuria. Nëse nuk dorëzohet menjëherë do përballet me sanksione ekonomike dhe shoqërore:
Lexo më shumëUdhëtimi në Isra dhe Miraxh
Është udhëtimi më i bukur që i ka ndodhur ndonjë njeriu në historinë e njerzimit. Nuk ka njeri tjetër që është nderuar me një udhëtim të tillë, siç u nderua i Dërguari as. Allahu xh.sh. thotë: ”Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që rrobin e vet e kaloj në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës ne e kemi bekuar.” (El-Isra 1).
Këtu, fjala “nata”, është simbol i dy gjërave: Koha kur besimtari ndihet më pranë Zotit të Madh dhe koha kur të dashuruarit në adhurim janë të dalluar në prani të të Madhit Zot.
Lexo më shumë