Postimet

Opinion nga Myfti Reshat Kaçallniku

Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) i patëm dhënë urtësi e dije (Sureja Enbija: 75)

Nga ajeti i lartë cituar kuptojmë se i Madhi Zot dëshiron që lajmi i mirë të përhapet pasi ajo krijon motivacion për punë, kreativitet për shoqërinë, nder për familjen si dhe siguri mbi baza apo themele të shëndosha për ekzistencën afatgjate të një shoqërie.

Njeriu ka kualitet dhe dobësitë e veta, për secilin nga këto, ai është përcaktues i fatit të vet dhe fatit të popullit të tij. Në lidhje me këtë, shkurtimisht dëshiroj të ndaj me ju një fragment nga jeta e Jusufit a.s.

Continue reading “Opinion nga Myfti Reshat Kaçallniku”

Vlera e dhënies së sadakasë

Shkruan: Bujar ef. Dovolani

Lëvdatat dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin a.s., për familjen e tij, shokët e tij si dhe për të gjithë ato që pasojnë rrugën e tij a.s. deri në ditën e gjykimit.

Një nga veprat e dobishme të besimtarit është edhe sadakaja. Me dhënien e sadakasë shprehet bujaria, dashamirësia dhe bamirësia në mesin e besimtarëve. Në konceptin e përgjithshëm të fjalës, sadakaja ka kuptimin e bamirësisë, e cila mund të shfaqet ne forma të ndryshme: ajo mund të jetë një fjalë e  mirë, një buzëqeshjen ndaj tjerëve, ndihmë ndaj të pafuqishmit apo edhe duke e ledhatuar kokën e një jetimit. Ndërsa në konceptin e veçantë të fjalës, sadakaja nënkupton ofrimin e diçkaje materiale për hir të Allahut.

Continue reading “Vlera e dhënies së sadakasë”
Projekt afarist pranë xhamisë Sahat Kullë, në shërbim të vakëfit

Projekt afarist pranë xhamisë Sahat Kullë, në shërbim të vakëfit

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit!

“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi” (Kur’an, sure Maide: 2).

Të nderuar bashkëqytetarë dibranë!

Në konceptin e dispozitave Islame, vakëfi konsiderohet një institucion shumë i rëndësishëm, i cili derivon mirësi të shumta për shoqërinë njerëzore, si në aspektin shpirtëror e human, pasi Muhamedi a.s. ka thënë: ”Kur vdes njeriu, i ndërpriten veprat e tij të mira, përveç tre: Një sadaka mirësia e të cilës vazhdon t’iu kontribuojë njerëzve, një dije nga e cila përfitojnë njerëzit dhe një fëmijë i ndershëm i cili lutet për të”, po aq edhe në aspektin ekonomik, duke sjellë të mira materiale rrjedhëse dhe afatgjate për institucionin që kujdeset për jetën fetare në vend.

Continue reading “Projekt afarist pranë xhamisë Sahat Kullë, në shërbim të vakëfit”

(Mos)Respektimi i prindërve

Ligjëruese fetare: Leuntina Dovolani

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. Salavatet e përzemërta ia dërgojmë shpirtit të pastër dhe fisnik të Muhamed Mustafasë a.s. Ju përshëndes me përshëndetjen islame – Eselamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatehu – që do të thotë, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të gjithë ju.

Allahu i Madhëruar, në Librin e Tij të Mrekullueshëm, pikërisht në suren Isra, ajeti 23, thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese)”. 

Continue reading “(Mos)Respektimi i prindërve”

Morali i mirë

Burim ef. Sadria

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin atë me mirësi, deri në Ditën e Kiametit.

Pejgamberi ynë a.s thotë:

“Ju kurrë nuk do të mund ti ngopni njerëzit me pasuri, prandaj ngopni ata me moral të mirë”.

E fillova këtë temë me këtë hadith të bukur të Pejgamberit a.s., duke dashur ta kujtojë në radhë të parë veten time, po pastaj edhe juve se morali është diçka tepër me vlerë dhe e rëndësishme për besimtarët. Qëllimi kryesor i dërgimit të Pejgamberit a.s ishte përsosja e moralit. Profeti a.s. thotë në një hadith të tij:

“Nuk jam dërguar veçse për të përsosur moralet e larta”!

Continue reading “Morali i mirë”

Ligjërata për gjininë femërore dhe program fetar nga nxënëset

Dita e nesërme shënon një ditë të veçantë në kalendarin islam. Çlirimi i Mekës është sinonim i triumfit pas përpjekjeve, faljes dhe tolerancës pas torturave e mundimeve që pësuan muslimanët, vetëm sepse besonin Zotin Një.

Kjo ngjarje ndodhi pikërisht në ditën e njëzetë të Ramazanit të 8 të hixhretit, përkatësisht, në dhjetor të vitit 629. Kjo dëshmon se Ramazani në atë kohë nuk është kuptuar si kohë e gjumit, përtacisë dhe mos aktivitetit, por përkundrazi, si muaj i kthesës pozitive, ku aksioni, përkushtimi maksimal, mobilizimi, planifikimi, të mishëruar dhe të ngërthyer me mëshirë dhe tolerancë, janë kuptuar si pasojë e devotshmërisë personale dhe kolektive.

Continue reading “Ligjërata për gjininë femërore dhe program fetar nga nxënëset”

Ramazani – muaji i lutjeve

Reshit ef. Mullarexha

Lutja është gjithmonë një bazë ku besimtari mund të mbështetet dhe të besojë. Përqafimi i lutjes dhe strehimi në mëshirën Hyjnore në çdo fazë të jetës së tij është një nga cilësitë kryesore që e dallon një besimtar nga njerëzit e tjerë.

Namazi është një veprim i domosdoshëm i një besimtari kur shkon për të fjetur në mbrëmje, kur zgjohet në mëngjes dhe gjatë përditshmërisë së tij. Ky adhurim gjen burimin e tij në Sunetin e të Dërguarit të Allahut. I Dërguari i Allahut lutej për veti dhe njëkohësisht i urdhëronte edhe besimtarët që të luteshin. Sepse lutja është një mjet që e afron atë me Zotin.

Kur një besimtar e pranon lutjen si bazë ai e kujton Zotin e tij në momente bekimesh dhe bollëku, është i mbushur me ndjenja mirënjohjeje dhe e shpreh këtë me lavdërimet e tij, por edhe në kohë vështirësish dhe ankthi, ai strehohet te Zoti i tij dhe vetëm Atij i kërkon ndihmë.

Continue reading “Ramazani – muaji i lutjeve”
Faltore e re për gjininë femërore në xhaminë e Namazjarit

Faltore e re për gjininë femërore në xhaminë e Namazjarit

Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërton atij një shtëpi në Xhenet.” (Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi)

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Edhe një projekt i përfunduar. Edhe një dëshirë dhe amanet i çuar në vend. E gjithë kjo falë iniciativës së pathyeshme të imamit të xhamisë, dëshirës dhe vullnetit të hekurt të haxhiut dhe zemërgjerësisë dhe bujarisë të kontribuesve tanë, si në diasporë ashtu edhe në Dibrën tonë kreshnike.

Continue reading “Faltore e re për gjininë femërore në xhaminë e Namazjarit”

Ligjëratë fetare për gjininë femërore

Të nderuara zonja/zonjusha, nëna dhe motra besimtare, si çdo vit me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, ashtu edhe sivjet, Myftinia e Dibrës së Madhe organizon ligjërata fetare posaçërisht për gjininë femërore, ku ligjërueset dhe pedagoget e shquara fetare të qytetit tonë do shtjellojnë tematika që ndërlidhen me të drejtat, obligimet, shqetësimet dhe problematikat e gjinisë femërore, por jo vetëm.

Andaj ju informojmë se nesër (e diel), përkatësisht me datë 25.04.2021, në xhaminë e Sahat Kullës, në ora 11:00 do kemi ligjëratë fetare për gra me ligjëruesen fetare Leuntina Dovolani.  

Duke respektuar protokollet e pandemisë, jeni të mirëseardhura!

Ilahija më e re e titulluar “Dashuria e veçantë” e Cenka Mirzo

Ilahija më e re e titulluar “Dashuria e veçantë” e Cenka Mirzo

Të nderuar dashamirës të artit dhe kulturës!

Ashtu siç paralajmëruam para disa javëve, me nxitje të Myftinisë së Dibrës dhe me ndihmë financiare të vëllait tonë nga diaspora shqiptare, z. Dritan Fida, për kënaqësinë tuaj prezantojmë video klipin dhe ilahijen më të re të ilahistit dhe imamit nga Dibra e Madhe, Cenka Mirzo, të titulluar “Dashuria e veçantë”.

Muzika & Orkestrimi: Studio Xheni

Video: VENTO Production

Stamboll, 2021