Aktivitete Shoqërore

Shkak ishte gruaja

-Pasi i Dërguari a.s, zbriti nga shpella hira, u kthye në shtëpi me zemër që dridhej, nga ajo që përjetoj takimin e parë me melekun e shpalljeve, xhibrilin a.s. I tha bashkëshortes së vet:” U frikësova shumë” Hatixhja, Allahu qoftë i kënaqur me të ia kthehu:” Gëzohu! Betohem në Zotin se Ai nuk do të lejojë kurrë që të të ndodhë diçka e keqe sepse:

Lexo më shumë

Kushdo që ngjall një jet, krijon vënde pune.

-Ajet:”…atij që mbjell një kokër, nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra…El-Bekare 261

“një kokër” ideatori, nxitësi i projektit kombëtar për punë.

“shtatë kallinj” bashkëpuntorët në rrealizimin e projekteve të punës,larg çdo manipulimi që kanë si qëllim fitimet jo fisnike, shfrytëzimin e situatave të turbullta politike etj.

“ njëqind kokra” rezultati i idesë, bashkëpunimit, vendet e punës, ulja e papunsisë veçanërisht tek të rijtë.

Lexo më shumë

Gjaku yt, apo ty dhe leku

-Një kujtim të bukur, të një burri që e donte shumë Islamin, Kur’anin, Muhamedin a.s, po edhe popullin e vet.

-Sejid Kutubi nga dhjetara vepra që ka shkruar, ndër ta është edhe komentimi i Kur’anit me titull: ” Nën mbrojtjen e Kur’anit” Njerzit të cilët u ulën në gjunjë para të Dërguarit a.s, besa një pjesë vetëm ja ndëgjonin zërin të Dërguarit të Allahut, pasi nga mëkatet e veta që kishin bërë para se të hynë në Islam, turpëroheshin ta shohin fëtyrën e Muhammedit a.s, këta nga thellësia e Imanit thanë: ” Do vijë dita kur shumë do përdoret lapsi”.

Lexo më shumë

Këta sot apo ata të Kur’anit

-Ajet: ”Ai (Jusufi) tha: ”Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”

Medito të lutem:

•Jusufi a.s, i dërguar i Allahut, por edhe pjesmarrës në pushtet, qëndrimet  sot e nuk e di deri kur për fenë e shtetin janë të huaja për Islamin, mbi të gjitha vullneti i popullit.

Lexo më shumë

Çka u bë me ju

-Iblisi i mallkuar e dërgonte ushtrinë e vet tek shokët e Pejgamberit a.s. Mirëpo ktheheshin me tabakë të zbrasta, pa kurfarë suksesi, sepse nuk mund të ndikonin te shokët e Pejgamberit a.s. Iblisi i thoshte:” Çka u bë me ju? A nuk mund të ndikoni tek ata njerëz? Pastaj u thoshte të presin pak se ndoshta do t’u hapen të mirat e kësaj bote, atëherë do arijmë atë për çka angazhohemi.

Lexo më shumë

A do suksese apo hipokrizi

-Një herë Musai a.s e pyet Allahun e Lartëmadhëruar:” O Zot unë jam i bindur se Ty je i Gjithëmëshirshëm, por dua ta di përse do ketë njerëz që i hudh në Ferr, Ditën e Llogarisë, kjo nuk i ka hie Mëshirës tënde?!”

-Allahu u Lartëmadhëruar i tha Musait as:” O Musa, shko dhe mbëlidhi ato kokra tek ajo pema” -Pasi Musa as pranoj, dhe e kreu me sukses detyrën, Zoti përsëri ju drejtua:” O Musa, a i mbëlodhe të gjitha kokrat?” “Po o Zot pos disave”- tha Musa a.s. “Përse i le pa mbëledhur ato disa kokra O Musa?”- e pyeti Zoti. -“ Sepse janë të padobishme, të kalbura, dhe nuk hynë në punë”- tha Musa a.s. Allahu i Lartëmadhëruar i tha Musait a.s.”O Musa, unë i afatizova të gjithë, kush besoj, e veproj drejtë shpëtojë, e kush e humbi veten, është sikur ato kokrat që nuk i mbëlodhe ty, prandaj do hudhen në ferr”

Lexo më shumë

Gjersa shëtitesha në Xhennet

Muhammedi a.s, ka shkelur atje ku askush nga krijesat nuk shkel dot, as njeriu. Vetem pasi të ketë besuar, ruajtur besimin deri në dorzimin e shpirtit, me shpresë që Allahu të ketë pranuar ndonjë punë të sinqertë, e me Mëshirën e Tij, na fut në Xhennet.

-Muhammedi a.s thot: ” Gjersa shëtitesha në Xhennet, hasa në një lum, brigjet e së cilës ishin prej margaritarit me vrima, dhe e pyeta  Xhibrilin a.s: ” Çka është kjo O Xhibril? ” Tha:” Ky është keutheri të cilën ta ka dhënë Zoti yt.” Dhe mëshoi meleku me dorën e tij, e neve na fryu një erë e këndshme”

Lexo më shumë

Kur dhemb një pjesë e trupit, dhemb i tërë trupi!

Sot, në këto ditë të jashtëzakonshme, të gjithë ne jetojmë dhe bashkëveprojmë si një trup i vetëm. E gjithë kjo, për t’ju kthyer normalitetit sa më shpejtë që të jetë e mundur. Falenderim i sinqertë padyshim për çdo qytetar, afarist, profesionalist dhe për secilin që në këto ditë i dha përparësi interesit të sigurisë së shëndetit publik , jetës dhe solidarizimit mes veti, para interesit personal dhe planeve të përditshme. Ajo që duam të theksojmë në veçanti është kjo:

Lexo më shumë

Respekto punën e tjetrit

Të nderuar qytetarë, shpresojmë që jemi në fund të sprovës së përkohshme me virusin Covid-19. Kjo falë bashkëpunimit dhe përgjesisë të lartë të qytetarëve. Besojmë se e kemi kuptuar edhe më thellë në ndërgjegjen tonë, se sa rëndësi ka pastërtie. Ndoshta ishte thjeshtësi të flisje dikur, por sot u kuptua se çdo herë është prioritet dhe domosdoshmëri. Si çdo rast edhe në çdo kohë, Artan Duka është i gatshëm për punë që kanë si qëllim interesin e përgjithshëm. Punës së sodit ju bashkua edhe Bekim Muça, prandaj sinqerisht ju jemi falenderues dhe mirënjohës. Ata pastruan sot për Allah. Ju lutemi në veçanti atyre mjeshtërve që merren me meremetime të kenë kujdes se ku hudhin materialet inerte. Ne çojmë punë të bereqetshme, por e duam atë të paqme duke respektuar sadakanë e tjetrit.