Urtësi Fetare

Shkëlqeni zemrat tuaja me dhikër (përkujtim të Zotit)

Ligjëruese Shkëndije Mullarexha

Gjitha fjalët  falënderuese dhe lavdëruese  i përkasin vetëm Allahut. Atij i  takojnë cilësitë më të përsosura dhe emrat më bukur. Paqja dhe bekimi qofshin mbi vulën e pejgamberisë, Muhamedin a.s.

Dhikër quhet përkujtimi i Allahut me gojë dhe me zemër duke e falënderuar, lavdëruar dhe madhëruar Atë. Allahu na ka urdhëruar ta përmendim Atë gjithmonë dhe kudo. Ai thotë në Kuranin Fisnik:

“O ju që keni besuar! Përkujtoheni Allahun sa më shpesh dhe madhërojeni Atë në mëngjes dhe  mbrëmje (Sureja Ahzab: 41-42).

Continue reading “Shkëlqeni zemrat tuaja me dhikër (përkujtim të Zotit)”

Emrat e Zotit: Nënshtruesi… Dominuesi… Mposhtësi

Fisnik ef. Çela

Prej emrave të bukur të All-llahut të Madhërishëm është edhe emri El-Kahhar, që do të thotë: Nënshtrues, Mposhtës, Dominues mbi gjithçka. Çdo gjë e krijuar në gjithësi është e nënshtruar ndaj fuqisë së El-Kahharit. Çdo gjë në univers, nga galaktikat deri tek atomi, nga qielli e deri në tokë, nga insektet, shpezët dhe gjallesat e detit, deri te kafshët më të mëdhaja mbi tokë, gjithçka e krijuar i nënshtrohet Zotit. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kuran:

Ai është Dominuesi (El-Kahiru) mbi robërit e Tij dhe Ai është i Urti, i Dituri.”(El-Enam:18)       

Continue reading “Emrat e Zotit: Nënshtruesi… Dominuesi… Mposhtësi”

“Parada e krenarisë” dhe Profeti Lut a.s.

Xhemail Çupi

Këto ditë, në Maqedoninë e Veriut (Shkup), ishim dëshmitarë të një ndodhie që për herë të dytë i imponohet shoqërisë sonë – ajo quhet parada e krenarisë e komunitetit të Lesbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve (LGBT) organizuar nga Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë por e mbështetur nga pushteti aktual maqedonas-shqiptar.

Kjo më shtyri që të bëj një hulumtim më të thellë të ngjarjes Kur’anore që përkon me këtë paradë apo marsh, që çuditërisht edhe atëherë kishte nuanca “krenarie”, por fundin nuk e kishte të tillë. Bëhet fjalë për popullin e Lutit a.s. që në bazë të disa informacioneve shtrihej në luginën e Sidimit, që përfshin Sodomin dhe Gomorrën, vend ky në afërsi të Detit të Vdekur.

Continue reading ““Parada e krenarisë” dhe Profeti Lut a.s.”

Turpi – morali më i lartë!

Burim ef. Sadria

Falënderimet qofshin për Allahun xh.sh. Salavatet ia dërgojmë Muhamedit a.s. Paqja, mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e tij, familjen e tij dhe gjithë ata që do ta ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.

Do të flasim mbi një moral, i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për çdo person dhe për shoqërinë në përgjithësi. Moral i cili, kur atë e humb një shoqëri e caktuar, ajo është e destinuar të prishet, shthuret dhe në fund shkatërrohet. Në anën tjetër, sa më shumë të përhapet mes individëve të një shoqërie, aq më shumë ajo shoqëri pastrohet nga veprat e ulëta dhe degraduese. Ky moral e ka emrin turp.

Ndjenja e turpit është e lidhur ngushtë me besimin e njeriut. Sa më shumë të shtohet kjo ndjenjë, aq më shumë shtohet besimi. E nëse pakësohet, pakësohet dhe besimi.

Continue reading “Turpi – morali më i lartë!”

Frika dhe shpresa në All-llahun xh.sh.

Reshit ef. Mullarexha

Frika është ankth për diçka që ka të ngjarë të ndodhë dhe shpresa është një interes i përzemërt për atë që dëshiron të arrijë njeriu. Të dy emocionet janë përcaktuese për të ardhmen dhe për sjelljen njerëzore. Sidoqoftë, frika nuk duhet ta çojë njeriun drejt dëshpërimit dhe të shpresojë të minimizojë të keqen.

Frika dhe shpresa janë dy ndjenjat më të rëndësishme në rrugën për të fituar një moral të mirë. Ndërsa shpresa mundëson që të jetojmë vlerat morale të fesë me ngazëllim dhe entuziazëm, frika ndaj Allahut, me plot respekt, bën që ne të jemi të përpiktë në afrimin e kufijve të tij dhe në shmangien e asaj që Ai e ndalon. Kjo gjendje e ekuilibruar është një mjet për t’u afruar me Allahun dhe për të përmirësuar moralin.

Continue reading “Frika dhe shpresa në All-llahun xh.sh.”

Njeriu mund të jetë i mirë, por shoqëria duhet qenë reformatore

Xhemail Çupi

Bukuria e Kur’anit Famëlartë është shumë dimensionaliteti dhe kompleksiteti i tij. Shenjat (ajetet) dhe kaptinat (suret) e tij mund të kuptohen të mëvetësishme, por mund të integrohen edhe në tërësinë e përgjithshme kuptimore. Allahu Fuqiplotë sfidon përjetësisht pabesimtarët se ata nuk mund të hartojnë as edhe një thënie të ngjashme në fuqi dhe urtësi si ato të Kur’anit: “Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij!” (Sureja Bekare: 23) Kujtojmë dijetarin e madh, Shafiun i cili kur interpretoi suren Asr, tha: “Edhe sikur të mos kishte zbritur sure tjetër prej Kur’anit përveç saj, ajo do të mjaftonte për t’i dërguar njerëzit drejt lumturisë së kësaj bote dhe të botës së përtejme”. Duhet të qartësojmë se Kur’an është vetëm thënia origjinale në kopertinat e Mus’hafit, siç i ka zbritur Profetit Muhamed a.s., pra në gjuhën e kulluar arabe, ndërsa çdo përpjekje për ta përthyer, zbërthyer dhe interpretuar atë, është urtësi dhe hulumtim, e jo Kur’an. Por këtë duhet kuptuar si bekim për ne, sepse kështu nxitemi, orvatemi dhe konkurrojmë me njëri-tjetrin për të kontribuar në të mirë të njerëzimit, e për të thithur sa më shumë nga një nektar i pashtershëm i Diturisë Hyjnore. Andaj me diturinë time të pakët do bëj orvatje të interpretojë një varg ajetesh Kur’anore të sures Hud (113-119), që edhe nëse i ndajmë edhe nëse i bashkojmë, ato përsëri janë dete të thella, uji i të cilave nuk përzihet, por ama bashkëjetojnë në një harmoni absolute mes veti.  

Continue reading “Njeriu mund të jetë i mirë, por shoqëria duhet qenë reformatore”

Opinion nga Myfti Reshat Kaçallniku

Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) i patëm dhënë urtësi e dije (Sureja Enbija: 75)

Nga ajeti i lartë cituar kuptojmë se i Madhi Zot dëshiron që lajmi i mirë të përhapet pasi ajo krijon motivacion për punë, kreativitet për shoqërinë, nder për familjen si dhe siguri mbi baza apo themele të shëndosha për ekzistencën afatgjate të një shoqërie.

Njeriu ka kualitet dhe dobësitë e veta, për secilin nga këto, ai është përcaktues i fatit të vet dhe fatit të popullit të tij. Në lidhje me këtë, shkurtimisht dëshiroj të ndaj me ju një fragment nga jeta e Jusufit a.s.

Continue reading “Opinion nga Myfti Reshat Kaçallniku”

Vlera e dhënies së sadakasë

Shkruan: Bujar ef. Dovolani

Lëvdatat dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin a.s., për familjen e tij, shokët e tij si dhe për të gjithë ato që pasojnë rrugën e tij a.s. deri në ditën e gjykimit.

Një nga veprat e dobishme të besimtarit është edhe sadakaja. Me dhënien e sadakasë shprehet bujaria, dashamirësia dhe bamirësia në mesin e besimtarëve. Në konceptin e përgjithshëm të fjalës, sadakaja ka kuptimin e bamirësisë, e cila mund të shfaqet ne forma të ndryshme: ajo mund të jetë një fjalë e  mirë, një buzëqeshjen ndaj tjerëve, ndihmë ndaj të pafuqishmit apo edhe duke e ledhatuar kokën e një jetimit. Ndërsa në konceptin e veçantë të fjalës, sadakaja nënkupton ofrimin e diçkaje materiale për hir të Allahut.

Continue reading “Vlera e dhënies së sadakasë”

(Mos)Respektimi i prindërve

Ligjëruese fetare: Leuntina Dovolani

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. Salavatet e përzemërta ia dërgojmë shpirtit të pastër dhe fisnik të Muhamed Mustafasë a.s. Ju përshëndes me përshëndetjen islame – Eselamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatehu – që do të thotë, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të gjithë ju.

Allahu i Madhëruar, në Librin e Tij të Mrekullueshëm, pikërisht në suren Isra, ajeti 23, thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese)”. 

Continue reading “(Mos)Respektimi i prindërve”