Postimet

Na nxit malli për Dibrën tonë

-“Kam dal në moshë shumë të njom nga qyteti im i Dibrës, thotë njëri nga vëllezërit” Dy vellezërit që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, Argëtim dhe Alil Kërkuti, shprehën dëshirën e thellë, që nga djersa e tyre, të lënë gjurmë në Dibrën e tyre, dhe atë në xhaminë e Bajram Begut, çatinë e xhamisë, drenazhë, fazada dhe oborin e saj. Ju jemi falenderues, mirnjohës, por edhe tepër krenar kur mirësia vjen nga djemt që jetojnë në Amerik, por në shpirt kanë lagjen, kujtimet e qytetit të Dibrës. Lusim të madhin Zot që zemrat e tyre të ruajnë freskinë për qytetin e lindjes, Zoti t’ju falë mirësi dhe begati të përjetshme.

E kemi amanet nga babai

-U bë thuajse nje vit, që bashkëatdhetari ynë që jeton e vepron në SHBA, Xheladin Lata, ndan në shenjë solidarizimi, bamirsie, kujdesi ndaj shëpive të Allahut, mjete të caktuara financjare, për mirmbajtjen, pastërtinë e xhamive, në veçanti xhaminë e Sahat Kullës. Lusim Zotin e madh, që fytyrat, zemrat e tyre të jenë të kthyera nga vendlindja, i madhi Zot t’ju jap shëndet, begati, lumturi, suksese në bizneset e tyre.

Ballë njëri tjetrit vëllezër

-Ajet:”Ne kemi hequr prej ZEMRE të tyre çfarëdo urrejtje…” rezultati duhet të jetë ky:”… e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë njëri-tjetrit duke qenë të VËLLAZËRUAR” El-Hixhr 47

-Nga mirësitë e Allahut:

-I është thënë Imam Ebu Hanifes:

“Njerzit flasin për ju, dhe ju asnjëherë nuk flisni asgjë kundër atyre!”

Lexo më shumë

Nëse kundërshtoi Zotin tim

-Ajet:”Unë i friksohem dënimit të Zotit të një dite të madhe nëse e kundërshtoj Zotin tim” Zumer 13

-Meditim:

-Padyshim emri im do të thirret para Zotit ditën e madhe, Zot mos më turpëro.

-Padyshim emri im do mbaj peshën e veprave të mia, Zot më bën nga ata që pastrohen.

-Padyshim dituria e Zotit përfshin dëshmin time, Zot më bëj dëshmitar i sinqertë kur vlersoj studentin, kur dëshmojë para organeve të drejtësisë, kur dëshmojë për përfaqësuesit e mi.

Lexo më shumë

Gjersa jemi do solidarizohemi

-Muhammedi a.s thot:” Besimtarët janë si një trup i vetëm, kur dhemb një pjesë e trupit dhemb i tërë trupi”

-Kush më pastër, më bukur,me natyrë më të natyrshme për shkak të edukimit familjar sesa nji dibran kultivon vlerat shpirtërore dhe vëllazërore? Bashkë atdhetari ynë që jeton dhe vepron në SHBA, Qeram Osmani ndan nga respekti, dashuria, dhe djersa e tij ushqime për 10 familje në nevojë. Me shpresë që vitin e ardhshëm do të mundësojë edhe pastrimin e varezave të qytetit të dibrës. Respekte, dhe lutje të sinqerta që i madhi Zot ti jap qetësi më familje, suksese në punë, shpirt të lartë për dashurinë ndaj bashkëatdhetarëve të tij. Sinqerisht të falenderojmë.

Dikur një Burë sot një Grua

-Një njeri iu drejtua Abdul Melik ibn Mervanit me kërkesë për të folur diçka me të, por biseda duhet të bëhet vetëm në katër sy. Halifja iu drejtua të pranishmëve me lutje që ti lënë të dy vetëm. Derisa njeriu pregaditej që të fillojë të bisedojë me halifen, halifja ja drejtoj shikimin e tij drejt fytyrës së bashkëbiseduesit dhe me gjuhë të qartë i tha:”Mos më lavdëro, pasi unë shumë mirë e njoh veten time. Mos pretendo se mund të më mashtrosh diçka, pastaj do ishte më mirë për ty që mos më kishe njohur. Mos më sjell fjalë të tjetër kuj, ose të akuzosh padrejtësisht! Tash të jap mundësinë të flasësh, ose nëse dëshiron edhe mund të largohesh?”

-Bashkëbiseduesi tha:” Mundësisht kërkoj që të largohem, të kthehem nga kam ardhë”

Halifja ka lënë gjurmë të thella gjat sundimit të tij, nga gjurmët e tij është edhe monumenti i Xhamisë Emevite në Damask, e cila xhami zë një vend të rëndësishëm në historinë e sundimit të tij.

“Ndihem e pasur kur populli im ka një ekonomi, arsim, shëndetsi të fortë, si dhe drejtësi e barazi për të gjithë.”

                                    Angela Merkel

Kur vërtet te jesh i sinqert

-A e din kur do ti largohesh mëkatit?

Ajet:” e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai(Jusufi), në të vërtetë ishte nga robërit tanë të sinqertë.” Jusuf 24

-A e din kur nuk do të mashtrohesh?

Ajet:”…unë do ti mashrojë ato të gjithë, përveç robërve tu të sinqertë!” Sad 82

-A e din se kur do arijmë përmirsime?

Ajet:”.. me përkushtim të sinqertë.” El- bejine 5

-A e din se kur fillon ideali për ndryshime?

Ajet:”…ty ta kam përkushtuar atë që është në BARKUN tim, që të të shërbejë vetëm ty” Ali-Imran 35

-A e dini se syfaqësia, në fjalë, veprim është e kundërta e sinqeritetit?

-Muhamedi a.s thot:”Shkoni tek ata të cilët veprat i bënit për t’ju parë dhe kërkojeni prej tyre shpërblimin, nëse do të mund t’ju shpërblejnë”

-A e dini se kush nuk e humbë identitetin, shpresën, sjell ndryshimin, lufton prapambetjen, skamjen,etj?

-Lideri që ringjalli shkencat në kohën e tij, Gazali thot:”Të gjithë njerzit janë të humbur, përveç të diturve. Të gjithë të diturit janë të humbur përveç vepruesve( me dituri). Të gjithë vepruesit janë të humbur përveç të sinqertëve.”

-Pasi ta kesh lexuar, më thuaj të lutem a thua vërtet ka mundësi të vjen ndryshimi ndryshe, me cilin do qoftë?

Meqë jemi besimtarë të parë

-Ndikimi deri në përsos’shmëri të idesë, shpirtit, qëndrueshmërisë fal argumentit dhe pathyeshmërisë të prezantuesve të argumentit.

-Magjistarët, simbol i shërbimeve për përfitime personale, dhe mbajtje në pushtet sundimtarin e krimit dhe korrupsjonit: Ajet:”… magjistarët i thanë Firaonit: a do të ketë shpërblim për ne…”41 Shuara

-Pasi besuan magjistarët, Firaoni i kërcënoj: Ajet:”…i besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!”…do t’jua këpus duart dhe këmbët…” “Ata thanë ska rëndësi ne i kthehemi Zotit tonë.” Shuara 49-50

-Cili emër flinte në zemër të magjistarëve dje? Ajet:”… dhe thanë për madhërinë e Firaonit…” pasi besuan magjistarët e djeshëm:Ajet:”Atëherë magjistarët ranë në sexhde..” “… ne besojmë Zotin e botrave, Zotin e Musait dhe Harunit!””…Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet, meqë jemi besimtarë të parë.”Shuara 46,47,48 dhe 51

Medito të lutem:

1.I pa binduri shëndetshëm,ka pasoja ideje, veprimi, përcaktimi, të gjitha këto në dëm dhe kuriz të vendit, popullit, ardhmërisë. E tillë ishte veprimtaria e magjistarëve në kohën e Musaita.s. Mos vallë ekzistojnë edhe sot kështu veprimtarë?

2.Kujdes, mos kërko që të të përmbush një kërkesë të sëmurë, një i prishur, i pa shpirt, pasi vjen dita nesër do kthehet dhunshëm ndaj teje, nuk i beson dot përmirsimit tënd, pasi deri dje doje favore, sot ti të jesh ndryshe?! Kështu u ndodhi magjistarëve, nga ai në emër të cilit betoheshin dhe e madhëronin.

3.Pushteti që mbahet pa meritë, pa zjedhje demokratike, me manipulime, me favore grupacjonesh, etj, një ditë do ndodhin; frigë, pasiguri, kërcënime, mosbesim, përçarje pasi asnjiherë ska ekzistuar unitet. Kujdes Zoti i madh do të bashkohemi dhe ndihmohemi në të mirë dhe në të mbarë kursesi në armiqësi dhe mëkate( shkelje të dispozitave)

4.Pasojat fikësuese kur nuk ka gjygjësor të pamvarur, funksjonal, ndodh që i “ pushtetshmi” të të kërcënojë, friksojë, të të mar më të shenjtën lirinë e zjedhjes, jetës, etj. Kështu qe qëndrimi i faraonit  ndaj magjistarëve.

5.Asnjëherë nuk duhet muguar idealistet,njerzit e urtë e të zjedhur, për të udhëzuar të humburit e djeshëm, për të folur me gjuhën e argumentit të pathyeshëm, për të shëruar bindjet, veprimtaritë dhe sukseset në të dy jetët.

-Këto ishin disa përkujtime për njerzit e arsyes së shëndoshë që ofron Kur’ani për të zotët e mendjes.

Hudheni diku larg Jusufin

-Ajet:” …hidheni diku larg në një vend … pas asaj bëhuni njerëz të mirë.” Jusuf 9

-Mere Kur’ anin pran vetes dhe medito thellë rreth këtij ajeti të lartë përmendur. Nëse je nga besimtarët mbaj vetllogari, nëse je dikush tjetër ndëgjo zemrën se si të pëshpërit, se si Allahu në këtë ajet ka shpalosur atë që fshihet në thellësinë e ndërgjegjes tënde, vërtet Allahu është njohës i thellë i asaj që fshehin qëllimet dhe shpirtërat ton.

-Vetëm dy mësime nga ajeti e lartëpërmendur:

1.Njohja, dituria, përkatësia, bindja se mund të gjesh dhe ke përkrahje, jo gjithmon janë faktor për të argumentuar largimin nga devijimet.Nevojitet  besimi se vetëm një Zot di atë çka pëshpërit zemra ton, vetëm një Zot di thellësisht qëllimet tona, dhe vetëm një Zot i Gjithëdijshëm këtë mendësi të lartëpërmendur na e ka zbuluar në Kur’an në ajetin e lartë përmendur. Diturisë, njohjes, përkatësisë, grupit, popullit, vendit, institucjonit, domosdoshmërisht i duhet devotshmëria. Devotshmëria lind nga besimi, brendësia e shpirtit qortues, pastaj rregullimi dhe standartizimi i rruajtjes së vlerave të shëndosha dhe të pranueshme nga shumica e njerëzve.

2.Hapja e derës së padrejtësive, përkrahja dhe bashkëpunimi individual, grupor, institucjonal, në mallverzime mundësojnë mëkatet sot( shkeljet ligjore, demokratike), të shëmtuarën ta shohin si mundësi, me shpresë se e nesërmja do sjell pendim, përmirsim, ngritje, është kryekëput vepër që flet për ndikim të thellë të strukturave djallëzore , qoftë edhe nga njerëzit.

-Zoti ynë mundësona që zemrat tona të zgjohen, shpirtërat tonë të ndërgjegjësohen, miqtë e përkrahësit tonë të janë në mirësi, e kursesi në zollume e padrejtësi.

Kur këshilla del nga zemra

Kur këshilla del nga zemra

-Omeri, paqa e Allahut qoftë mbi të, për Aliun, mëshira e Zotit qoftë mbi të tha:”O Zot më rruaj nga ndonjë problem, e nuk e kam Aliun ( për ta pyetur, konsultuar, shqyrtuar, zjedhur).

-Aliu, paqa e Zotit qoftë mbi të, kështu e këshilloj djalin e tij:

•Kujdes, mos dëshmo, as mos i beso detyrë injorantit( që din por nuk vepron sipas diturisë),ai dëshiron të të ndihmojë por në fund kupton për dëmin që ta ka shkaktuar.

•Kujdes, mos dëshmo, e as mos i jep pozitë gënjeshtarit, pasi ai të sjell pranë vetes atë që realisht është larg, kurse ta bën të largët atë që ke pranë vetes.

•Kujdes, mos dëshmo, as mos i jep detyrë kopracit, pasi ai të humbë shpresën për atë që është në mundësitë e tij, dhe e nevojshme

për ty.

•Kujdes, mos dëshmo, mos i jep detyrë të prishurit, pasi ai të propzon gjëra të paqena, dhe të dëmshme.

-Hasan el-Basri ka thënë:” Po të mos gjendeshin në mesin tonë njerëz të ditur që na këshillojnë, na përkujtojnë dhe terheqin vërejtjen, do poshtronim veten kur do vepronim instiktivisht.”