Aktivitete Shoqërore

Xhamia e Fatih Sulltan Mehmedit (Hynqarit) në Dibër të Madhe

Autorë: TÜLAY KARADAYI YENİCE – BARIŞ GÖREN

Abstrakt

Qyteti i Dibrës, një pjesë e provincës së Manastirit gjatë periudhës Osmane, mbeti nën sundimin Osman deri në fillim të shekullit të 20-të. Qyteti gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në zgjerimet e Perandorisë Osmane në Evropën Lindore dhe Ballkan. Për këtë arsye, si në të gjitha vendbanimet e tjera ballkanike, Perandoria Osmane i dha përparësi aktiviteteve të ndërtimit dhe zhvillimit në qytetin e Dibrës dhe udhëhoqi pazaret rreth xhamive për rritjen dhe zhvillimin e qytetit.

Kjo ndërtesë, e njohur gjithashtu si Xhamia e Hynqarit, u ndërtua në 1467 nga Fatih Sulltan Mehmed Hani. Xhamia është e vendosur në qendër të qytetit të Dibrës. Xhamia e Hynqarit është e vetmja ndërtesë monumentale, nga trembëdhjetë xhamitë e ndërtuara të asaj periudhe të Perandorisë Osmane, që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Xhamia gjendet në një vend ku ka varreza në formë tyrbeje. Ekziston edhe një strukturë varri në shtylla.

Ndërtesa, e cila është ende funksionale si xhami, është regjistruar si një monument i lashtë nga Bordi i Monumenteve të Maqedonisë së Veriut. Deri më tani nuk ka asnjë hulumtim monografik mbi strukturën arkitektonike të ndërtesës. Andaj, në këtë hulumtim, karakteristikat arkitektonike të Xhamisë Fatih Sulltan Mehmed do të shqyrtohen në detaje. Mendohet se gjetjet e hulumtimit do të kontribuojnë në fazën e restaurimit të ndërtesës.

Donacion për xhaminë e Sahat Kullës në Dibër të Madhe

Begatitë përmes donacioneve nga vëllezërit tanë të diasporës, për të mirën e përgjithshme dhe për pasqyrim sa më dinjitoz të aktiviteteve fetare të Myftinisë së Dibrës së Madhe, nuk kanë të munguar. Bashkatdhetari dhe vëllai ynë që jeton dhe vepron në SHBA, z. Muzafer Sefedini, nga djersa dhe kontributi i tij, në shenjë të mirësisë rrjedhëse, ndan 500 dollarë për mirëmbajtjen e Xhamisë së Sahat Kullës.
Ne, si Myftini e Dibrës së Madhe, në këtë ditë xhumaje ku pranohen lutjet, lusim Zotin që vëllezërve tonë në përgjithësi dhe vëllain Muzafer në veçanti, t’ju falë qetësi në shpirtrat e tyre, tu jep dashuri dhe harmoni në familje, suksese dhe bereqet në veprimtarinë e tyre, veprimtari këto, të gërshetuar me bujari dhe solidaritet vëllazëror.

Dibër, 12.03.2021.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Shaqir ef. Fetai vizitoi Myftininë e Dibrës së Madhe

Dje, në ambientet e Myftinisë së Dibrës së Madhe, u nderuam me vizitën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Shaqir ef. Fetai. I shoqëruar me Myftiun e Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli dhe kolektivin e tij të ngushtë,  Reisi i uroi suksese në detyrën e re si Myfti i Dibrës së Madhe, Reshat ef. Kaçallnikut.

Continue reading “Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Shaqir ef. Fetai vizitoi Myftininë e Dibrës së Madhe”

Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani vizitoi Myftininë e Dibrës së Madhe

Sot, në ambientet e Myftinisë së Dibrës së Madhe, kënaqësi e veçantë ishte mikpritja e Myftiut të Myftinisë së Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani. I shoqëruar me kolektivin e tij të ngushtë, Jakup ef. Qazimovski, Shefit ef. Ajredini dhe Musa ef. Biba, Myftiu i Strugës i uroi suksese në detyrën e re si Myfti i Dibrës së Madhe homologut të tij, Reshat ef. Kaçallniku.

Të dy myftitë, në një frymë modeste, siç duhet ti karakterizon prijësit fetarë, bashkëbiseduan për perspektivat e institucioneve simotra nën ombrellën e Bashkësisë Fetare Islame dhe sfidat që përballet ky institucion i rëndësishëm, në kohën kur antivlerat mundohen të prezantohen në shoqëri si trend dhe modë, andaj duke kujtuar vlerat e përbashkëta që i karakterizon traditat kombëtare, fetare dhe posaçërisht ato vendore, vendosën theksin në ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave dhe domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional.

Ambasadori i Republikës së Turqisë vizitoi Dibrën!

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut z. Hasan Mehmet Sekizkök dje vizitoi qytetin e Dibrës teksa u prit nga Myftiu i Dibrës Reshat ef. Kaçallniku. Myftiu si nikoqir falënderoi prezencën e ambasadorit dhe i shprehu mirënjohje për çdo kontribut të shtetit turk, me theks të veçantë Agjencinë Shtetërore për Zhvillim TIKA, për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore, historike dhe Islame në vend.

Lexo më shumë

A do të dish si edukon Kur’ani?

-Kur’ani  ka hap thesarin e Sures Jusuf, dhe ti dhuron tri margaritar.

-1. Ajet:”… më sillni familjet tuaja…93 Jusuf

•Pyetja që lind është: Përse Jusufi a.s, nuk kërkoj drejt përsëdrejti babain që t’ja sjellin vëllezërit, pasi shumë vite i kishte munguar?

-Jusufi a.s. nuk tha më sillni babain tim, nga edukata e lartë e tij, e cila nuk lejon që nga pozita e ministrit ta përmend emrin e të atit, që të mos kuptohet se pozita e tij është urdhëruese dhe detyruese për të atin.

2. Ajet:”Kur ata hynë te Jusufi, ai i afroi pranë prindërit e vet dhe tha:” Hyni në Egjipt”Jusuf 99

-Edhe pse Jusufi a.s kishte vite që ishte detyruar të largohet nga vendlindja, dhe caktimi e dërgoi në Egjipt, ai nuk harroj vlerat e respektit ndaj të afërmve, vëllezërve, familjes, prindërve.

•Prindërit i priti në hyrje të Egjiptit, as në qytet brenda, e as në fronin e tij.

•Ka mundësi të paktën të çohemi, tu buzëqeshim kur ti shohim, dhe t’ju dëshirojmë mirseardhje, pasi janë shkaktar të jetës tonë, të vetmit që na duan pa kurfar interesi të dynjas.

3. Ajet:”Ai i ngriti prindërit e vet në fron..”Jusuf 100

-Jusufi a.s nuk e lejoj vetveten që në prani të prindërve ta llogarit vetveten ministër, ai i ngriti ata në fronin e vet. Dmth: Jusufi a.s i mori te zyra e tij, i prezentoj prindërit e tij, i njoftoj prindërit me punën e tij, duke falenderuar të Madhin Zot për mirësitë e Tij, për rrobërit e Tij të devotshëm.

Ty o Muhamed je fajtor

-Je fajtor, sepse shpëtove racën njerzore nga adhurimi i zotrave të rejshëm, që vet njeriu ja ngriti vetvetes.

-Je fajtor, sepse na njoftove me Zotin e vërtet, me cilësitë e Tij të bukura.

-Je fajtor, pasi nuk e arsyetove imitimin e verbër

-Je fajtor, sepse ndalove që varri yt të madhërohet e të meret si vend adhurimi.

-Je fajtor, pasi asnjiherë nuk mashtrove dhe cilësinë e mashtrimit e quajte cilësi e hipokrizisë.

-Je fajtor, pasi asnjëherë me askënd nuk theve premtimin, mos mbajtjen e premtimit e quajte shenjë të hipokrizisë.

-Je fajtor, pasi çdo herë përmbushe emanetin, mos përmbushjen e emanetit e quajte shenjë të hipokrizisë.

-Je fajtor, sepse na përkujtove se: jeta, koha,rinia,shëndeti, pasuria kalojnë, ato janë begati derisa na mbajnë në natyrshmërinë e besimit të shëndosh.

-Je fajtor, sepse na nxite në kërkim të diturisë, femër qoftë ose mashkull.

-Je fajtor, se vlersove lart, diturinë, lapsin, librin, shkrimin, të diturin.

-Je fajtor, sepse shkollat, kuvendet e diturisë i konsiderove bahçe xheneti.

-Je fajtor, sepse na mësove se jemi bijtë e Ademit, Ademi është krijuar nga toka, më i nderuar është ai që është ruajtur.

-Je fajtor, sepse na mësove të respektojmë dinjitetin e njeriut, të mos nëpërkëmbim lirinë, jetën, nderin, pasurinë, djersën e tij.

-Je fajtor, pasi zhvillimin, e një populli e vlersove me lirinë, paprekshmërinë, sigurinë e femrës.

-Je fajtor, sepse na e bëre të ditur se xheneti është nën këmbët e nënës.

-Je fajtor, sepse na përgëzove me xhenet, për të gjithë ata të cilët kanë tri vajza, i edukojnë, udhëzojnë, i mëshirojnë. Qofshin edhe dy, qoftë edhe një.

-Je fajtor, pasi dole pro jetës së fëmisë, që të mos vritet as nga friga  e varfërisë, as nga friga e humbjes së pasirisë, as për shkak të gjinisë.

-Je fajtor, pasi na edukove që i pastrehuari të strehohet, i pa mbrojturi të mbrohet, i padrejti të udhëzohet, i drejti të përkrahet.

-Je fajtor, sepse na nxite në lehtësim, na paralajmërove për vështirsitë, na edukove për përgëzim, e kursesi poshtrim e hidhërim.

-Ty, je fajtor për shumë shumë vlera, për thesarin e Kur’anit, je fajtor sepse mendjemadhësia, imitimi verbër, vetmburja, dhe mashtrimi, nuk na lejon të themi nga zemra e bindur se ty je i dërguari i Allahut.

-Je fajtor, sepse na edukove në ushqim e pie të shëndetshme, e na ndalove gjithçka dëmton jetën shëndetin, pasurinë, adhurimin e të Madhit Zot.

-Ty je fajtor për shumë vlera që dikush dëshiron t’i shtrembërojë. Ne falenderojmë nga thellësia e zemrës të Madhin Zot, që na bëri prej atyre që dëshmojnë se:Nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi është rrob dhe i dërguar i Allahut.

Model i gjykatësit të Medines

-Ebu Bekri, paqa e Zotit qoftë mbi të, e emëroi Omerin gjykatës në Medine.

-Kushti emërimit për gjykatës? Muhammedi a.s ka thënë për Omerin: ” Zoti bën që e drejta të rrjedhë nga goja dhe zemra e Omerit… ndan të vërtetën nga e kota”.

-Omeri, paqa Zotit qoftë mbi të, qëndroi në pozitën e gjykatësit për një vit të tërë, pa pranuar asnjë ankesë apo padi nga askush.

-Pas një viti, kërkoi nga Ebu Bekri r.a, që ta lirojë nga kjo pozitë. Ebu Bekri e pyeti: ” O Omer, a kërkon të lirohesh nga vështirsitë e procesit gjyqësor?”

-Omeri i tha:” Jo, o halif i të dërguarit të Zotit, mirëpo besimtarët nuk kanë aspak nevojë për mua, secili prej tyre e di:

1. Të drejtën që i takon, kështu që nuk kërkon të drejtën e tjetër kujt.

2. E di se çfarë ka për detyrë, prandaj e zbaton atë me përpikmëri

3. Çdo njëri prej tyre ia dëshiron vëllait të tij atë që ia dëshiron vetes.

4. Kur ndonjëri prej atyre mungon, të tjerët e kërkojnë.

5. Kur sëmuret, e vizitojnë.

6. Nëse është nevojtar, e ndihmojnë.

7. Kur e godet ndonjë e papritur, e ngushëllojnë dhe qetësojnë.

8. Feja e tyre është këshillë, ndërsa morali i tyre është urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”

-“Përse ju duhem unë!”

-Veshe këtë petk devotshmërie, ngrit këto institucjone përgjisie, eduko në këtë frymë bijtë e një shoqërie, të ka hie hapja e dyerve të xhamisë, investimi i jashtëm, siguria e vendit, integrimi në familjen e të lartëve, shembullorëve, dhe jo lypsarëve dhe planprishësve.

Vizita e nxënëseve

Patëm nderin që sot të vizitojnë nxënëset dhe profesori Adhurim Kolari. Vizita u realizua te xhamia Hinqarit. Nga Imami Orhan Zengo, u njiftuan për historinë, rëndësinë dhe rolin që luan xhamia në ngritjen e vetëdies, përpjekjen për tu ndihmuar mes veti për rruajtjen e vlerave, familjare , shoqërore, si dhe rëndësia që ka fisnikrija e shpirtit të rinisë pasi ata janë shtylla kurizore e një kombi. Respekt të veçantë për nxënëset shembullore të qytetit tonë.