Urtësi Fetare

Roli i gruas nga prizmi Islam

Ligjëruese fetare: Launtina Dovolani

Në Kur’an, në ajetin e parë të sures En–Nisa (Kaptina e grave), Allahu xh.sh. thotë: “O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikëqyrës mbi ju.”

Islami urdhëron në dashuri dhe respekt ndaj gruas dhe jo dhunë, urrejtje, sharje dhe çfarëdo lloj sjellje të keqe ndaj saj. All-llahu xh.sh. thotë:

“Jetoni dhe silluni mirë me to (En-Nisa: 19).

Continue reading “Roli i gruas nga prizmi Islam”

Muhamedi a.s. – ilaç i zemrave tona

Reshat ef. Kaçallniku

Hamza, xhaxhai i Muhamedit a.s, kur dëgjoi se Ebu Xhehli e kishte sulmuar Pejgamberin a.s., i prirur prej ndjenjave të afërsisë së gjakut, ishte prekur shumë thellë dhe e kishte goditur Ebu Xhehlin fort me hark e tij. Me një kraharor të mbushur me krenari, Hamza shkon te nipi i tij Muhamedi a.s dhe i thotë: “O Muhamed, qetësohu se e mora shpagimin për ty.” Muhamedi a.s i thotë: ”Unë s’kam punë me shpagime! -“Çfarë të qetëson ty o nipi im?!” -ja ktheu Hamza. “Unë qetësohem vetëm po u bëre ty mysliman”- Ja ktheu i Dërguari i Zotit.

Continue reading “Muhamedi a.s. – ilaç i zemrave tona”

Besimi është dashuri që fshehet në zemër

Reshit ef. Mullarexha

Nuk mund ta dimë formulën magjike që do ti bashkojë besimtarët me njëri- tjetrin, ngase formula e dashurisë është e fshehur në vendin e quajtur Leuhil – Mahfudh[1], por ajo që dimë me siguri është lidhshmëria e fortë e dashurisë me zemrat tona. Për besimtarin e vërtetë, një nga çelësat e lumturisë së amshuar është ta kërkojë gjithmonë dashurinë sublime dhe të ndjejë e të dojë atë që Allahu i ka dhuruar ëmbëlsinë e shijimit të Islamit. Është shumë e rëndësishme që në bisedat me njëri-tjetrin, bashkë me kërkesën për përputhje mendimesh, të kërkohet edhe dashuria reciproke dhe harmonia apo bashkimi i zemrave.

Continue reading “Besimi është dashuri që fshehet në zemër”

Месец Реџеб е Аллахов месец

Зеќир Еф. Садикоски

“ Навистина бројот на месеците кај Аллах е дванаесет, сметан по Книгата Аллахова од денот кога ги создаде небесата и Земјата. Четири месеци од нив се свети. Ете, тоа е вистинската вера. Па, во тие месеци не нанесувајте си зло самите себеси ( не грешите)…” ( Ет – Тевбе , 36 ).

Се наоѓаме во хиџретскиот месец Реџеб. Тој е седмиот месец од нашиот хиџретски календар. Тој е еден од светите месеци ( Ешхурул Хурум ). Другите три се Мухарем, Зул Ка,де и Зул Хиџџе.

Continue reading “Месец Реџеб е Аллахов месец”

Muaji i paqes dhe dashurisë vëllazërore

Mr. Nasuf ef. Strikçani

Jemi duke jetuar në ditët më me vlerë të vitit, në cilat shpërblimi i veprave të mira shumëfishohet, ndërsa falja për veprat e dobëta është edhe më e madhe. Gjithashtu janë ditë të cilat na japin sihariq për ardhjen e muajit më me vlerë të vitit, e ai është Muaji i Ramazanit. Janë ditët në të cilat besimtari fillon të përgatit fizikun dhe shpirtin e tij për pritjen e adhurimit madhështor siç është agjërimi në Muajin e Ramazanit. Çdo mysafir që vjen është rregull fetar dhe njerëzor që të respektohet ardhja e tij, kështu që edhe ne si besimtarë duhet që të respektojmë këtë mysafir shumë të çmueshëm, sepse respekti ndaj këtij mysafiri është begati dhe mirësi shumë e madhe. Për këtë na ka mësuar Mësuesi i gjithë njerëzimit, Muhammedi a.s., që në fjalën e tij thotë: “Respektoni Rexhebin, do t’ju respektojë All-llahu me njëmijë mirësi Ditën e Llogarisë”

Continue reading “Muaji i paqes dhe dashurisë vëllazërore”

Nuk ka dhunë në fe

Myfti Reshat ef. Kaçallniku

Mbështetur në Fjalën e Allahut të Lartë madhëruar, përmes këtyre fjalëve modeste, do tentojë të paraqes mrekullinë e zgjerimit të diapazonit të mendjes së njeriut.

Bazua në premisën se mendja njerëzore ka nevojë për një rregullator i cili kalon mbi kufijtë e ndjekjes së dëshirave të sëmura dhe epsheve të pashërueshme, njeriu shpesh herë, duke u ndikuar nga praktika e ndonjë udhëheqësie shtetërore të caktuar, është mësuar të flas shumë, e në anën tjetër të punojë vetëm për ta pëlqyer të tjerët. E gjithë kjo në veprimtarinë njerëzore krijon një ambalazh hipokrizie e cila nuk ka stabilitet, nuk ka lëvizje përparimtare, e nuk sjell ndonjë shpresë të shëndetshme.

Continue reading “Nuk ka dhunë në fe”

Vlera e muajit Rexhep

Shkruan: Orhan Zengo

Vende dhe kohëra të caktuara janë dalluar mbi të tjerët, madje kanë edhe cilësinë e të veçantës dhe të shenjtës. Ata e kanë fituar këtë vlerë sepse Allahu xh.sh. ua ka dhuruar, e atë që Allahu e dhuron nga mëshira e Tij e pakufishme, ajo ka plotë urtësi dhe dobi për njeriun që ka dije dhe devotshmëri.

Ditët, netët dhe muajt e shenjtë kanë vlerë të veçantë dhe mirësi të shumta.  Ndërmjet muajve të cilat Allahu i ka dalluar mbi të tjerat janë tre muajt: Rexhebi, Shabani dhe Ramazani. Brenda këtyre muajve gjinden katër netët e bekuara, ata janë: Lejletur-Regaib (Nata e shpresës), Lejletul Mi’raxh (Nata e ngritjes), Lejletul Berat (Nata e faljes) dhe Lejletul Kadr (Nata e zbritjes). Këta netë janë te bekuara dhe të veçanta me begatitë dhe mirësitë e Allahut për besimtarët myslimanë.

Continue reading “Vlera e muajit Rexhep”

Bëni baraspeshë mes kësaj bote dhe tjetrës

Imam: Orhan ef. Zengo

Të nderuar vëllezër!

Kjo botë (dynjaja), për ne është një vendqëndrim i përkohshëm dhe kalimtar. Allahu Fuqiplotë në esencë, nuk na ka krijuar neve për këtë botë, por botën e krijoi për neve. Është mësa e qartë se robi i Zotit, njeriu, duhet të jetojë në këtë botë. Ai e ka patjetër ti mbulojë të gjitha nevojat e veta, por ai për asnjë arsye nuk duhet të harrojë për çfarë është krijuar dhe cili është qëllimi i tij kryesor.

Continue reading “Bëni baraspeshë mes kësaj bote dhe tjetrës”

Pesimizmi nuk ka hise në qenien e besimtarit

Ligjërata e ditës së Xhuma nga Myftiu Reshat Kaçallniku

Të nderuar vëllezër! Të nderuar besimtarë! E nderuara rini e këtij vendi. Falënderimet e para me fjalën El Hamdu Lilahi i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, Krijuesit, Sunduesit, si dhe Furnizuesit të mbarë krijesave. Përshëndetjet e sinqerta dhe të përzemërta qofshin mbi shpirtin e pastër dhe fisnik të Muhamedit s.a.v.s.. Paqja, mëshira, bereqeti dhe rahmeti i Allahut Dhul-Xhelal qoftë mbi mbarë njerëzimin dhe veçanërisht mbi ata të cilët me sinqeritet dhe përkushtim të plotë bëjnë përpjekje për ti dhënë shpirt adhurimit të tyre, për të dhënë shpresë në profesionin e tyre, për të kryer amanetit në detyrat e tyre. Për të udhëzuar njëri-tjetrin në atë çka është e mirë, e dobishme dhe në interes të përgjithshëm; dhe për të ndaluar nga çdo vepër jo humane, jo njerëzore, jo efektive, jo serioze, jo familjare, jo kulturore. Për të ndaluar nga gjithçka që nënçmon qenien tonë, shpirtin tonë, familjet tona, shoqërinë tonë, dhe për të bërë të tilla veprime të cilat me të vërtetë na japin krenari të qenurit besimtarë myslimanë.

Continue reading “Pesimizmi nuk ka hise në qenien e besimtarit”

Çfarë mendimi ke ty për këtë

-Omeri, paqa e Zotit qoftë mbi të, po shpërndante nga buxheti shtetëror pasurtë, të drejtat materiale, që ju takonin njerëzve sipas planit të përcaktuar. -Njëri nga të pranishmit e falenderoj për të drejtën e tij.- Kjo Omerin r.a e habiti dhe tha:” Çfar është puna e juaj, merni të drejtën që ju takon dhe e shikoni si bamirësi ndaj jush?!

-Sa kontribojmë ne për të marrë shërbim më cilësor nga ndonjë institucion i caktuar?

-Nëse përfaqësuesi i ndonjë institucioni të caktuar kryn detyrat e tij obligative për të cilat është zotuar, ne kemi derdhur kontributet tona materiale për një mundësi më cilësore, a të jemi mirënjohës dhe falenderues apo dëshmitar të sinqertë?