Postimet

Rinia dhe Islami

Fisnik ef. Çela

A ka gjë më esenciale për myslimanin se të interesohet për rolin e rinisë sonë dhe njohjen e rëndësisë së kësaj etape, për të cilën Allahu do t’i pyesë njerëzit posaçërisht Ditën e Gjykimit.

Pejgamberi a.s. thotë: “Ditën e Gjykimit robi nuk do të hedhë asnjë hap, gjersa të mos pyetet për katër gjëra: ku e ka harxhuar jetën, si e ka jetuar rininë, prej nga e ka fituar dhe në se e ka shpenzuar pasurinë, dhe diturinë çka bërë me të” (Transmeton Bejhekiu dhe të tjerët nga Muadh in Xhebeli r.a).

Është me rëndësi që zbrazëtia e kohës së rinisë dhe shpirtit të tyre të mbushet dhe të stoliset me vepra të mira dhe aktivitete të ndryshme, si: aktivitete sportive, kulturore, relaksuese, fetare, të cilat do t’i lidhnin për ideale të mëdha, për shkak të të cilave dhe për të cilat do të jetojnë.

Pjesën më të madhe të rinisë e hasim në kotësi.  Rinisë i mungon familja me të cilën do ta përmbushte këtë boshllëk. Rinia jonë ndien boshllëk në punë dhe në ditët e pushimit. Çështje kryesore e shumë asociacioneve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve është rinia dhe problemet e saj me alkoolin, narkotikët dhe veset e tjera, pa i llogaritur ata që konsumojnë duhanin dhe problemet e tjera.  

Continue reading “Rinia dhe Islami”

Urtësia e Allahut në ndarjen e furnizimit

Denis ef. Abdushi

Me emrin e Allahut, të Gjithë Mëshirshmit, Mëshirëbërësit!

Falënderojmë Zotin e Plotfuqishëm, të Urtin dhe Sundimtarin e vërtetë, i cili në mbretërinë e Tij ka caktuar ligje të përkryera për të gjitha krijesat, pa përjashtim. Nuk ka kush ta kundërshtojë vullnetin dhe vendimin e Tij. Ndaj, i Lartësuar qoftë Ai që vepron çfarë të dojë dhe çdo gjë në qiell dhe në tokë i nënshtrohet vetëm Atij, me apo pa dëshirë.

Përshëndetjet tona të sinqerta qofshin mbi zotërinë e adhuruesve dhe falënderuesve dhe njeriun më durimtar në përcaktimet dhe vendimet e Zotit, Muhamedin a.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit e rrugës së tij me devocion të plotë, deri në Kiamet.

Dijeni, o njerëz, se e tërë gjithësia dhe ekzistenca janë në pronësinë e një Krijuesi të Lartë e të Plotfuqishëm. Asgjë nuk ka mundësi të ndodhë pavarësisht vullnetit të Zotit dhe çdo gjë rrjedh sipas një sistemi dhe përcaktimi paraprak. Allahut i takon urtësia e plotë në sundim, administrim dhe përcaktim.

Continue reading “Urtësia e Allahut në ndarjen e furnizimit”

Besimtari qëndron larg fjalëve të padobishme

Reshit ef. Mullarexha

Allahu i Madhëruar thotë:

“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët; ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit; ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë)” (sureja Mu’minun: 1-3) 

Ndërsa Profeti ynë i Dashur Muhamedi a.s. thotë: “Njeriu që braktis punët e kota është shenjë se është mysliman i mirë”.

Feja jonë, Islami, na urdhëron të përfshihemi në gjëra të mira dhe të dobishme në çdo aspekt të jetës sonë. Na inkurajon të bëjmë vepra të mira në përputhje me qëllimin tonë të krijimit. Na këshillon që të shmangim punët që nuk janë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin dhe na bëjnë të humbim kohë dhe përpjekje. Në fakt, besimtarët që do të arrijnë shpëtimin në amshim përshkruhen në Kur’an me këto cilësi:

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm” (Sureja Asr: 1-3)

Continue reading “Besimtari qëndron larg fjalëve të padobishme”

Mirësia në jetë (2)

Burim ef. Sadria

Zoti i Madhëruar në Kur’anin Fisnik thotë:

“Dhe me prindërit silluni mirë” (Sureja Bekare: 83).

Erdhi dikush te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguar i Zotit, të jap besën se do të emigrojë kur të emigrosh ti dhe do të luftoj kur të luftosh ti! – Profeti a.s. e pyeti: A ke ndonjë nga prindërit e tu të gjallë? -Po! I kam të dy gjallë! Kthehu te prindërit e tu dhe sillu mirë me ta! – i tha Profeti a.s.

Profeti a.s. thotë: “Çdo njeriu që Zoti i jep dy vajza dhe sillet mirë me ta, do te bëhen shkak për tu futur në Xhenet”! Nga pjesa e hadithit “të sillet mirë me ta” nënkuptohet që njeriu duhet të sillet mirë me ta, ti ndihmojë dhe ti drejtojë në rrugën e Zotit te Madhëruar.

Continue reading “Mirësia në jetë (2)”

Privimi i vërtetë

Denis ef. Abdushi

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit

Falënderimet e plota i takojnë Zotit të gjithësisë, Krijuesit Bujar, i Cili udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë dhe e shmang kë të dëshirojë nga rruga e drejtë dhe të Cilit i nënshtrohet çka në qiell e çka në tokë.

Bekimet e Allahun qofshin mbi krijesën më të mirë që ka shkelur mbi sipërfaqen e tokës, Muhamedin a.s, vula e profetëve, pishtari ndriçues dhe udhërrëfyesi në rrugën e mbarë.

Konceptet e njerëzve ndryshojnë dhe perceptimet e tyre dallojnë dhe nëse gjurmojmë në realitetin e tyre do të vërejmë dallim të madh në përkufizimin e konceptit të shpëtimit dhe fitores, apo të privimit dhe humbjes.

Continue reading “Privimi i vërtetë”

Mos e humbni shpresën!

Mr. Nasuf ef. Strikçani

Ekziston një qëndrim me pajtueshmëri tek Ehli Suneti se besimtari jeton mes frikës dhe shpresës. Prandaj besimtari e vepron atë që i është urdhëruar dhe i përmbahet asaj që i është e ndaluar, shpreson tek Allahu xh.sh, dhe njëkohësisht frikohet prej veprave të veta. Këtë e pohon nga dita ne ditë që ta rrisë sinqeritetin e tij kundrejt Allahut xh.sh.

Mësimi islam thotë se jeta e besimtarit duhet të jetë mes frikës dhe shpresës, e tillë që atë e drejton kah një jetë pozitive. Kjo do të thotë se besimtari asnjëherë nuk duhet të harrojë se çka mund ti ndodhë, çfarë dënimi mund të merr nëse nuk bindet në urdhërat e Allahut, e ky rregull njëkohësisht na mëson se besimtari, pa marrë parasysh sa është gabimtar, asnjëherë nuk duhet të humbën shpresë në mëshirën e Allahut.  

Shpresa pozitive dhe fuqia shpirtërore janë ndjekës të sinqertë të besimit, veçanërisht në kohë kur jetojmë në kohë të vështira. Siç kemi thënë se për vështirësitë dhe problemet e shumta në këtë jetë, durimi për to është zgjidhje e veçantë, zgjidhje tjetër që islami i urdhëron besimtarët, është shpresa në Allahun xh.sh dhe në ndihmën e Tij. Islami këtë ua ofron besimtarëve që të ndihmohen në raste të vështira. Allahu xh.sh ka thënë se pas ndonjë vështirësie vjen lehtësimi:

Continue reading “Mos e humbni shpresën!”

Njeriu vetëdijesohet nga besimi!

Reshit ef. Mullarexha

Të dashur myslimanë! Zoti ynë i Plotfuqishëm na ka dhënë bekime të bollshme dhe të bukura që nuk mund t’i numërojmë. Mirëpo, në mesin e këtyre mirësive, ekziston një bekim i tillë që është më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm se të gjitha. Ky bekim i madh është besimi. Njeriu lartësohet me anë të besimit; Zemrat gjejnë paqe në besim; Ndërgjegjet pastrohen me anë të besimit; Mendjet rregullohen me anë të besimit; Varret ndriçohen me besim; dhe gjykimi merr jetë me besim.

Zemra që nuk beson është e ndryshkur dhe është një barrë në gjoks!

Besim është të pranosh me gjuhë dhe të pohosh me zemër se gjithçka që solli Profeti nga Allahu është e vërtetë. E pyeti Xhibrili a.s të Dërguarin e Allahut: “Çfarë është besimi” – dhe ai iu përgjigj pyetjes si vijon: “Besimi është të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij, Ditën e Fundit dhe Kaderin, me të mirat dhe të këqijat e tij.”

Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira për dynjanë dhe ahiretin, është xheneti, në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë dhe nuk do të duan të largohen kurrë. Ndërsa ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre dhe Botën tjetër dhe tallen me Pejgamberin e tij, këta janë njerëzit që e kanë humbur botën e tyre. Destinacioni i tyre në botën tjetër është Xhehenemi.

Continue reading “Njeriu vetëdijesohet nga besimi!”

Mos e përulni jetimin!

Mualime: Launtina Dovolani

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut xh.sh i cili na bëri pjesëtarë të fesë Islam, fe e cili është e pranuar tek Allahu xh.sh. Salavatet të përzemërta ia dërgojmë shpirtit të Pejgamberit tonë, Muhamed Mustafasë a.s. Ndërsa paqja dhe mëshira qoftë mbi të gjithë ju.

Allahu xh.sh thotë në Kur’anin Famëlartë:

“Dhe të pyesin ty për jetimët, thuaj: tu bëni mirë atyre është vepër e bukur, e nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj se Allahu di të dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu do t’ju detyronte me punë të vështira. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm (Sureja Bekare: 220)

Transmetohet nga Seh Ibn Sadi, Allahu qoftë i kënaqur me të se Muhamedi a.s ka thënë: Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin jemi në Xhenet kështu (bëri me shenjë me dy gishtërinjtë ,gishtin tregues dhe gishtin e mesëm)”. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese! Thanë: Cilët janë ato, o i Dërguari i Allahut! – Pejgamberi a.s. u përgjigj: Shirku; Magjia; Vrasja e njeriut;
Ngrënia e kamatës; Ngrënia e pasurisë së jetimit; Ikja nga beteja e luftës; dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtarëve të ndershëm”.

Continue reading “Mos e përulni jetimin!”

Vlera e mirësisë në jetën e besimtarit

Burim ef. Sadria

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar. Atë e falënderojmë për mirësitë e Tij të shumta e të panumërta. Ai i cili e zbriti fjalën e Tij, Kur’anin në gjoksin e të Dërguarit të Tij Muhamedit a.s. për ta nxjerrë njerëzimin nga errësira e mosbesimit, në dritën e besimit. Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin e fundit Muhamedin a.s., për familjen e Tij të pastër, për shokët e Tij besnik dhe për te gjithë ata që e pasojnë atë me devotshmëri dhe përkushtim deri në ditën e Kiametit.

Sot do të flasim mbi një moral që ka humbur mes myslimaneve, moral ky, që ka mbetur i huaj në tokën myslimane. Sot, të paktë janë ata që e praktikojnë këtë moral mes myslimanëve, madje lirshëm mund të themi se janë perëndimorët ata që e kanë huazuar nga muslimanët e parë dhe e praktikojnë në jetën e tyre. E kemi fjalën për morali i mirësisë.

Fjala mirësi nënkupton “kur të veprosh diçka ta bësh sa më mirë”. Në lidhje me këtë Zoti i Madhëruar në disa versete të Kur’anin Fisnik thotë:

“Allahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve” (Sureja Teube: 120). “Me të vërtet që mëshira e Zotit është pranë bamirësve (Sureja A’raf: 56). “Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira(xheneti)dhe më tepër(shikimi i Zotit)” (Sureja Junus: 26).

Continue reading “Vlera e mirësisë në jetën e besimtarit”

Dashuria për Pejgamberin a.s.

Bujar ef. Dovolani

Falënderimi i takon Allahut xh.sh dhe salavatet të përzemërta ia dërgojmë shpirtit të Muhamedit a.s., paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë ju.

Allahu xh.sh. kërkon nga besimtari që së pari ta besojë dhe ta dojë krijuesin, Allahun Fuqiplotë, pastaj ta besojë dhe ta dojë të Dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s.

Për ta kuptuar më mirë dashurinë që duhet të keni ndaj Pejgamberit a.s. duhet të flasim për dashurinë që Pejgamberi a.s. e ka ndaj nesh. Një ditë Pejgamberi a.s. ka qenë duke ndenjur me shokët e vetë dhe papritmas fillon të qajë. E pyesin Sahabët apo shokët e tij: Pse po qan o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi a.s. u përgjigj: Qaj për vëllezërit e mi! Sahabët iu drejtuan Pejgamberit a.s.: Po ne a nuk jemi vëllezërit e tu? Së bashku falemi, së bashku shkojmë në luftë, bashkë jemi çdo kund me ty. Pejgamberi a.s iu përgjigj Sahabëve: Ju jeni shokët e mi që jetoni bashkë me mua, ndërsa unë po qaj për një grup besimtarësh të cilët do të më besojnë dhe do të më duan edhe pse nuk kanë mundësi të më takojnë fizikisht”, – pra, me pak fjalë Muhamedi a.s. ka qarë për ne, nëse jemi prej atyre që e besojnë dhe duan atë.

Continue reading “Dashuria për Pejgamberin a.s.”