Postimet

Ngjarja e Hixhretit Muhamedan

Mualime Shkëndije Mullarexha

Myslimanët në mbarë botën kremtuan vitin e ri të kalendarit islam dhe hënor 1443. Hyrja e vitit të ri ndërlidhet me ngjarjen e Hixhretit të Muhamedit a.s., përkatësisht me migrimin e Profetit Muhamed a.s. nga Meka në Medine në vitin 622 sipas kalendarit Gregorian.

Kalendari islam ka 12 muaj ndërsa çdo muaj i cili fillon me shfaqjen e hënës së re ka 29 ose 30 ditë, varësisht nga ndërrimi i hënës. Kushtet, ritet fetare dhe manifestimet në ditë të rëndësishme në fenë islame kryhen sipas kalendarit islam.

Continue reading “Ngjarja e Hixhretit Muhamedan”

Hixhret (shpërngulje) nga atdheu për atdhe

Në vend të urimit nga Reshat Kaçallniku – Myfti i Dibrës së Madhe

Thotë Allahu xh.sh. në suren Nisa, ajeti 97: “Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetes u thanë: Në çka ishit ju? Ata thanë: Ne ishim të paaftë (shtypur) në tokë (botë)! (Engjëjt) u thanë: A nuk ishte e gjerë toka?…. Vendi i tyre është Xhehenemi. Sa vend i keq është ai!”

Në ajetin e lartë përmendur, Zoti i Botëve, përmes diskutimit i cili zhvillohet mes engjëjve dhe njerëzve nxjerr në pah arsyetimin e mirënjohur që thotë: “ishim të shtypur në Tokë!” Mundësia e lëvizjes përtej kufijve (p.sh mental, ideologjik, kulturor, ekonomik, etj.,) të cilët na i kanë përcaktuar të tjerët dhe arsyetimi ynë se kështu e kemi gjetur dhe nuk mund të ndryshojmë asgjë, nxjerr qartë në shesh paaftësinë, mosnjohjen e mundësive, mos çarjen kokë për shfrytëzimin e potencialeve ideore, profesionale, mundësinë e dialogut, bashkëveprimit, përdorimin e pasurive natyrore për mëkëmbje ekonomike etj., andaj ajeti përfundon se këta njerëz që çdoherë ankohen te të tjerët për paaftësinë e vet për ti ndryshuar gjërat, vendin e kanë në Xhehenem. Pra, në Xhehenem nuk na çojnë vetëm mëkatet tona karshi Zotit dhe të tjerëve, por edhe paaftësia, mosnjohja e gjërave dhe mos shfrytëzimi i kapaciteteve.

Hixhreti (migrimi) i theksuar në ajetin e mëparshëm nuk ka të bëjë vetëm me kërkimin e hapësirës së re gjeografike për vetë realizim, por nënkupton edhe përpjekjen për hapësirë personale, intelektuale, kulturore, politike etj., për të realizuar ëndrrat tona individuale dhe kolektive. Realizimi i ëndrrave në këto rrethana ku është shfaqur mosbesimi i ndërsjellë dhe vetëmburrja, sikur kemi bërë diçka thelbësore, madje duke shfrytëzuar edhe ”mediumet propagandistike”, nënkupton që në mënyrë imediate të braktiset dhe të hiqet dorë nga të gjitha gjërat e ulëta, që çuan në dekadencë arsimin, drejtësinë, meritokracinë, perspektivën e rinisë, si dhe shumë segmente jetike në vendlindje.

Continue reading “Hixhret (shpërngulje) nga atdheu për atdhe”

Veçoritë e muajit Muharem

Denis ef. Abdushi

Me emrin e Allahut, të Gjithë Mëshirshmit, Mëshirëbërësit

Falënderimet më të plota i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve, Krijuesit të gjithësisë, të Adhuruarit të krijesave, Sunduesit të zemrave.

Përshëndetjet më të plota dhe salavatet ia drejtojmë të Dërguarit tonë, profetit Muhamed, mbi të cilin dërgon salavat dhe Allahu dhe engjëjt e tij.

Allahu i Lartësuar ka bërë përzgjedhje në mesin e krijesave të Tij, duke i veçuar dhe dalluar disa prej tyre, ndërsa përzgjedhja në fjalë nuk i takon askujt tjetër veç Allahut. Kështu, Ai nga mesi i njerëzimit bëri veçimin dhe dallimin e pejgamberëve dhe profetëve të Tij. I Lartësuari dalloi disa prej vendeve (Mekën dhe Medinën) me shenjtëri dhe po ashtu dhe disa prej muajve.

Në Kuranin Famëlartë i Lartësuari na drejtohet me këto fjalë: “Tek Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në Librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjta. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)…” [Sureja Teube; 36],  ndërsa këta katër muajt, të cilat Allahu i ka veçuar si të shenjta janë: Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, Muharem dhe Rexheb, sipas asaj që e tregon i Dërguari i Zotit në hadithin e saktë.

Continue reading “Veçoritë e muajit Muharem”

Guxo dhe përkrah të drejtën!

Opinion nga Reshat Kaçallniku – Myfti i Dibrës së Madhe

Sa më i më lart që mendon se është ngritur njeriu, aq më e pavarur i duket vetja nga udhëzimi Hyjnor. Ky lloj perceptimi për vetveten shkatërron pa e ndjerë brendësinë shpirtërore por edhe logjikën e tij në konceptimin e veprimtarive dhe vendimeve që merr. Dita nuk i ngjan ditës e as viti vitit e njeriu është çuar kundër njeriut, i arsimuari është pa devotshmëri, “besimtari” duket vetëm në formë dhe jo në moral cilësor, i fuqishmi vetëm përhap shkatërrime në tokë, i pasuri është fascinuar me ndërtimet e tij, që nuk kanë as bukuri për syrin, as qetësi për shpirtin e as kujdes ndaj shfrytëzimit të tokës që vet e quan atdhe, e gjithë kjo në sy të një administrimi të pafuqishëm ose e zhytur në shfrytëzim nga paraja.

Dëshiroj të përkujtoj veten dhe të gjithë juve me një margaritar nga oqeani i thellë dhe i gjerë pa brigje i Kur’anit të Lartëmadhëruar. Kur ta kuptoni, menjëherë do të gjunjëzohemi bashkërisht, me çka ju mbetet ose të ndryshoni ose do bartni barrën historike ndër breza, por edhe llogarinë para të madhit Zot.

Continue reading “Guxo dhe përkrah të drejtën!”

Myslimani nuk gënjen

Fisnik ef. Çela

Falënderimi i takon Allahut Fuqiplotë. Përshëndetjet me paqe qofshin për Muhamedin a.s. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin për familjen e tij, shokët e tij besnik dhe të gjithë besimtarët në Islam.

Gënjeshtër llogaritet çdo fjalë që nuk është e vërtetë, qoftë duke e thënë për shaka, apo për seriozitet, apo për t’i bërë të tjerët që të qeshin. Për fat të keq, në shoqërinë tonë është përhapur shumë kjo dukuri negative. Vështirë është të shpëtojë nga ajo i vogëli apo i madhi, gruaja apo burri, politikani apo njeriu i rëndomtë. Thotë Profeti a.s: “Ka njerëz që gënjejnë dhe bëjnë të pamundurën për të gënjyer, derisa të shkruhen tek Zoti si gënjeshtarë. Ka të tjerë që flasin drejt dhe e kërkojnë drejtësinë, derisa të shkruhen tek Zoti fjalë drejtë” (Buhariu,6094).

Vallë, o njeri! Si do të paraqitesh para Zotit me gjithë ato gënjeshtra që ke thënë? Mos thuaj se gënjeshtrat e tua janë të vogla dhe të pa dëmshme. Shkoi një herë Esmaja, vajza e Ebu Bekrit r.a. tek Profeti a.s dhe e pyeti: “O i Dërguar i Zotit, më pyesin njerëzit: A të pëlqen filan gatimi? Unë, edhe pse më pëlqen, u them: Jo, jo, nuk më pëlqen. Profeti a.s tha: “ Gënjeshtra shkruhet tek Zoti gënjeshtër, sado e vogël dhe e pavlerë qoftë.”

Continue reading “Myslimani nuk gënjen”

Koha në të cilën e keqja do të dominojë në gjithësi

Mr. Nasuf ef. Strikçani

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thënë Pejgamberi a.s.:

„Para ditës së gjykimit do të vijnë vite të renës dhe lajthitjes, kur gënjeshtarët do të trajtohen si të drejtë, e të drejtët si gënjeshtarë, kur njerëzit do të besojnë në gënjeshtarët dhe nuk do të besojnë në njerëzit e drejtë, kur fjalën do ta mban „ruvejbida“. E kanë pyetur kush është ruvejbida? Është përgjigjur: Ai është njeri i marrë, i cili do të flasë në emër të interesit të të gjithë popujve“.

Flet për kohën kur nuk do të matet nderi, ku  njerëzit në numër të madh nuk do të jenë me principe dhe prej njeriut do të ngrihet njerëzorja dhe trimëria. E keqja dhe prishja do të jenë prezente në të gjitha strukturat njerëzore dhe mes relacioneve njerëzore, në politikë, ekonomi, arsim, kulturë etj. Në gjithësi do të dominojë gënjeshtra, padrejtësia, kriminaliteti, korrupsioni, imoraliteti dhe shumë sjellje devijante. Njerëzit e prishur do të marrin pamje, sepse do të jenë të kapur pas udhëheqësisë dhe pas pasurisë popullore, e ata të ndershmit dhe të moralshmit do të jenë pa vlerësuar dhe të larguar.

Continue reading “Koha në të cilën e keqja do të dominojë në gjithësi”

Mbi “hixhabin” e mendjes dhe jo të kokës

Opinion nga Xhemail Çupi

Nëse shfletojmë literaturën relevante apo hulumtojmë faqet e internetit do shohim se termi “hixhab” drejtpërdrejtë lidhet me mbulesën, përkatësisht me mbulimin e trupit të femrës dhe vendosjen e shamisë mbi kokën e saj. Me këtë rast, njerëzit ngatërrojnë “hixhabit” me “shaminë e kokës”. S’ka dilemë që vendosja e shamisë për gjininë femërore është një nga segmentet e hixhabit, por hixhabi si koncept është shumë më i thellë se kaq, është universal dhe përfshin njerëzit pa dallim gjinie. Sipas Kuranit Famëlartë, nevoja për mbulimin e trupit për të dy gjinitë daton prej në kohën kur Ademi a.s. dhe Hava ishin në kopshtet e Xhenetit. Zoti në suren A’raf, ajeti 22 thotë: “Dhe i mashtroi (djalli) me dinakërinë e tij. Pasi e shijuan frutën, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?” Kjo tregon se instinkti i mbulimit të trupit është i lindur tek të gjithë qeniet njerëzore, ndërsa zbulimi i trupit është dëshirë satanike.  

Continue reading “Mbi “hixhabin” e mendjes dhe jo të kokës”

Ruajeni besimin tuaj nga adhurimet e kota!

Ligjëruese fetare: Launtina Dovolani

Falënderimi i takon Allahut. Atij i bëjmë lavdërim dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu xh.sh. s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se s’ka të adhuruar më të drejtë përveç Allahut i cili është NJË dhe dëshmoj se Muhamedi a.s. është rob dhe i dërguar i tij. Thënia e vërtetë është thënia e Allahut kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit a.s. Veprat më të këqija janë ato të shpikura, çdo shpikje është risi (bidat) dhe çdo risi është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.
Shejtani i mallkuar i është betuar Allahut të Lartëmadhëruar se do ti humb njerëzit me metodat e tij të ndryshme. Allahu xh.sh thotë: (Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)! (Sureja A’raf: 16,17).

Continue reading “Ruajeni besimin tuaj nga adhurimet e kota!”

Sinqeriteti

Burim ef. Sadria

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të Botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed a.s., familjen, shokët dhe të gjithë ata që e ndjekin atë me mirësi deri në ditën e kiametit.

Thotë Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik: “Dhe nuk u urdhëruam veçse që të adhuroni Zotin me sinqeritet dhe përkushtim të plot”, (Sureja Bejjine: 5). “Thuaj unë jam urdhëruar që të adhuroj Zotin, duke plotësuar detyrat e fesë së Tij me sinqeritet” (Sureja Zumer: 11). Sinqeriteti është një nga adhurimet të cilat kryen me zemër. Të jesh i sinqertë me Zotin, do të thotë që çdo vepër që ta bësh, ta kryesh vetëm për hatër të Zotit të Lartësuar dhe për të fituar kënaqësinë e Tij.

Ajo që na mungon shumë sot është pikërisht sinqeriteti. Kur ndihmojmë dikën dëshirojmë që të merr vesh secili, sepse veprën që e bëjmë nuk e bëjmë për Zotin por për syfaqësi. E gjitha që të na shohin njerëzit se jemi nga ata që u ndihmojmë të tjerëve. Ndërsa Allahu garanton se Ai “pranon punët vetëm prej të sinqertëve” (Sureja Maide: 27).

Continue reading “Sinqeriteti”

Obligueshmëria dhe vlera e Haxhit

Bujar ef. Dovolani

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut xh.sh., ndërsa salavatet e përzemërta ia dërgojmë shpirtit të Muhamed Mustafasë.

Haxhi është obligim-farz dhe njëri nga 5 kushtet e Islamit. Obligueshmërinë e tij e dëshmon Kur’ani Famëlartë, Syneti i Pejgamberit a.s. dhe vendimi i dijetarëve myslimanë.
Allahu xh.sh thotë: Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për ata që kanë mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson, Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetet që bëjnë) njerëzit (Sureja Ali Imran: 97).

Continue reading “Obligueshmëria dhe vlera e Haxhit”